Categories: kosovë

Përmendja e Samiut dhe Mërgim Lushtakut në rastin e vrasjes së një gruaje shkakton përplasje në Kuvend

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni. Përplasja nisi pasi Kryeziu-Hyseni përmendi Lushtakun dhe babain e tij në lidhje me rastin e një burri që kishte vrarë një grua dhe mikun e tij.

Lushtaku e cilësoi deklaratën si shpifje dhe e sfidoi deputeten që të njëjtat pretendime t’i përsëriste edhe jashtë sallës së Kuvendit, duke paralajmëruar se ndaj saj do të ngrinte padi.

Të lidhura

None found

Lushtaku tha se Kryeziu-Hyseni e kishte lidhur emrin e babait të tij me një person që kishte kryer vrasje, duke i marrë jetën një gruaje dhe mikut të vet. Sipas tij, deputetja po e përdor imunitetin që gëzon në foltore për të shpifur me vetëdije.

“Po vjen në shprehje të flas këtu në një rast të tillë ku lakohet edhe emri im dhe i babait tim dhe këtu kam fjalën për Arbëreshë Kryeziun, që përmendi emrin e babait tim që e ka ndërlidhur me një rast të një personi që kryer vrasje, ku ka marrë jetën e gruas dhe mikut të tij, gjë që nuk është as në kulturën tonë. Ajo e di që ka imunitet në foltore këtu dhe shpif qëllimshëm, e ftoj të dalë edhe jashtë kuvendit dhe t’i thotë të njëjtat fjalë dhe padia do t’i vij menjëherë. Duhet të përmbahemi para se të flasim diçka”, tha Lushtaku.

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni iu përgjigj duke deklaruar se reagimi i deputetit të PDK-së, sipas saj, e përforconte atë që ajo kishte thënë më herët. Ajo mohoi se ishte kërcënuar nga Lushtaku, ndërsa pretendoi se ai kishte pasur marrëdhënie të afërta me personin për të cilin po flitej.

“A po e shihni se për çka folëm dhe qysh në fund dalin dhe ia vënë vulën kësaj që thamë. A u kërcënova unë tash, a me tha hajde dil jashtë dhe thuaje nëse ke guxim. Kurrë nuk u konvenon juve me u thënë të vërtetën. Deri tash heshtët. Kur ua thua të vërtetën të thonë ta njoh babën e vëllain. Ky zotëria asnjëherë nuk e ka mohuar afërsinë me personin. Të gjithë e dinë që ti ke lidhje të ngushta me të”, tha ajo.

Në përplasjen mes dy deputetëve u përfshi edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo rikujtoi një rast të mëparshëm, kur sipas saj, Mërgim Lushtaku e kishte akuzuar atë dhe deputeten Arbërie Nagavci se kishin ardhur të dehura në Kuvend.

Haxhiu foli gjithashtu për një incident të ndodhur në Kuvend, gjatë të cilit, sipas saj, i ishin mavijosur krahët. Ajo tha se, pavarësisht kësaj, nuk ishte thirrur nga Prokuroria.

“Çka ne flasim këtu na dëgjojnë qytetarët. Më kujtohet shumë mirë kur në një seancë unë jam akuzuar bashkë me Arbërie Nagavcin nga Lushtaku se kemi ardhur në kuvend të dehura… Paramendojeni çfarë efekti ka ajo deklaratë këtu në Kuvend. Po ashtu, unë krahët e mi i kam pasur të mavijosur nga Mërgim Lushtaku kur ka bë dhunë në kuvend, por mua nuk më ka thirrur prokuroria”, tha ajo.

Gjatë replikës, Lushtaku deklaroi se edhe deputetët e tjerë mund të kenë shkaktuar lëndime gjatë aksioneve politike. Ai kërkoi që të gjithë ata që bëjnë deklarata në foltoren e Kuvendit t’i përsërisin ato edhe jashtë saj dhe të përballen me ligjin, duke theksuar se nuk kishte bërë thirrje për përballje fizike.

“Edhe ju keni lënduar, kur ka aksione politike dikush lëndohet. Unë i ftoj të gjithë ata që folin në foltore të flasin jashtë Kuvendit që ne të ballafaqohemi me ligjin. Asnjëherë nuk thashë të ballafaqohemi fizikisht”, tha ai.

të fundit

Albulena Haxhiu zhvillon nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku…

4 minutes ago

Kaos në Bilbao pas anulimit të aktivitetit të Vito Quiles, arrestohen rreth 20 persona dhe digjen automjete

Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…

8 minutes ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar…

8 minutes ago

Përplasjet pas derbit të Stambollit, Brown dhe Bardakci ndëshkohen me karton të kuq

Derbi mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i fituar 2-1 nga skuadra vendase, u shoqërua me tensione të mëdha pas përfundimit të…

14 minutes ago

U përfol se kishte takuar Ergys Agasin, Rezarta Shkurta i sfidon të gjithë dhe publikon foton me të: S’e dija që duhej certifikatë pastërtie

Rezarta Shkurta ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve që kanë qarkulluar për njohjen e saj me biznesmenin Ergys Agasi,…

28 minutes ago

Mention of Sami and Mërgim Lushtaku in woman’s murder case sparks clash in Assembly

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje,…

31 minutes ago