Gjatë ditës, Radiotelevizioni Publik i Kosovë (RTK), duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se ishte planifikuar një atentat ndaj Kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës sa po qëndronte në Shkup.
Por për këtë pretendim të atentatit ndaj Kryeministrit të vendit, nuk janë informuar as u.d. Kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendi, e as Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.
“Për momentin në Zyrën tonë nuk ka ndonjë veprim në lidhje me këtë lajm”, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, Kryeprokurori Besim Kelmendi.
“Jo nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë në anën tjetër Kryeprokurori Isufaj.
Në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve të aplikueshme secili institucion ligjzbatues në Kosovë përfshi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës e kanë obligim për të informuar menjëherë dhe pa asnjë vonesë Prokurorin e Shtetit nëse udhëheqësit kryesorë shtetërorë janë subjekt i kërcënimit ose dyshimeve që rrezikojnë jetën e tyre.
Për këtë plan për tentim atentat, ashtu siç është raportuar, gjatë ditës ka folur edhe vetë Kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se nuk është ndjerë i kërcënuar. Ndonëse, sipas tij ka pasur shumë kërcënime nga individë dhe struktura që i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar.
“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate”, është shprehur Kryeministri Kurti.
Mediumi publik, pasditen e të shtunës, ka raportuar se institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia, ka përpjekje për vrasjen e Kurtit, derisa ai po qëndronte në Shkup pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, kanë mohuar se ka pasur një tentim për atentat të tillë dhe se siguria e Kryeministrit Kurti është organizuar sipas rregullave të përcaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.
Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…
Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…
Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…
Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M.,…