Rinia Demokratike e Kosovës, organizata rinore e PDK-së, do të organizojë sot një aktivitet simbolik përpara hyrjeve të objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas KosovaPress, aksioni është paraparë të nisë në orën 17:00.
None found
Njoftimi nuk përmban hollësi lidhur me tematikën e aktivitetit apo mesazhin që synohet të përcillet.
“Sot, Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet. Vendi: Para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Koha: 17:00”, bëhet e ditur në njoftim.
Ky aktivitet zhvillohet në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar. Në dy përpjekjet e deritanishme nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe, rrjedhimisht, nuk ka përfunduar procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të, zgjedhjet për të cilën u mbajtën më 7 qershor.
Seanca konstituive mbetet shkak përplasjesh ndërmjet subjekteve parlamentare, ndërkohë që pamundësia për ngritjen e institucioneve po e thellon dhe po e zgjat ngërçin politik në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë kohë për të arritur një marrëveshje politike që do t’i hapte rrugën konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë vijuar veprimet politike, duke insistuar që seanca konstituive të mbahet.
Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…
Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit u tregua i…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me…
Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve…