Rinia Demokratike e Kosovës organizoi sot një aksion simbolik pranë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, përmes të cilit kërkoi konstituimin e legjislativit dhe vënien në funksion të institucioneve, raporton KosovaPress.
None found
Në kuadër të këtij aktiviteti, përfaqësuesja e RDK-së, Arbnora Salihu, bëri të ditur se te dyert e Kuvendit ishin vendosur simbolikisht tri shkallë. Ajo shpjegoi se ato përfaqësonin Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
“Përmes vendosjes së tri shkallëve kryesore kemi synuar të paraqesim tri çështje: çfarë përcakton Kushtetuta, çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 dhe çfarë parashikon Rregullorja e Kuvendit”, deklaroi Salihu.
Ajo tha se nuk është i nevojshëm hartimi i rregullave të reja, pasi afatet për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, sipas saj, janë të përcaktuara në mënyrë të qartë.
“Numrat i keni, thirreni seancën dhe konstituojeni Kuvendin”, u shpreh përfaqësuesja e RDK-së.
Salihu drejtoi kritika edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, të cilët i akuzoi se po e shkelin Kushtetutën dhe po pengojnë funksionimin e institucioneve.
“Mbi Kushtetutën nuk mund të qëndrojë asnjë parti, deputet apo shumicë. Të rinjtë në Kosovë nuk mund të pajtohen me shkelje të tilla, të cilat fillimisht shndërrohen në praktikë dhe më pas paraqiten si diçka normale”, deklaroi ajo.
RDK-ja thekson se Kushtetuta cakton një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, duke nisur nga dita kur rezultatet e zgjedhjeve shpallen zyrtarisht. Ndërkaq, sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerja e seancës konstitutive nuk lejohet të zgjasë më shumë se 48 orë.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…
Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën "Vëllezërit Ginovski" në Gostivar, ka ndodhur një…
Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…
Këtë të hënë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit,…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka shënuar një…
Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila,…