Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, bëri të ditur se është zhvilluar mbledhja konstituive e Grupit Punues, i cili do të hartojë Strategjinë Shtetërore për procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas Konjufcës, institucionet e Kosovës do t’u japin mbështetje të plotë ish-drejtuesve të UÇK-së gjatë procesit të apelit. Ai paralajmëroi bashkërendim institucional për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e përpjekjeve për ta shtrembëruar atë, transmeton “Bota sot”.
None found
Reagimi i plotë
Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e miratuar më 28 shtator, dëshmoi vullnetin tonë të përbashkët për të kundërshtuar aktgjykimin e padrejtë ndaj krerëve të UÇK-së dhe për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. Në zbatim të kësaj deklarate dhe të vendimit të Qeverisë të datës 14 tetor, sot drejtova mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjatë takimit shqyrtuam boshtet kryesore të strategjisë, ndamë përgjegjësitë për hartimin e saj dhe miratuam planin e përgjithshëm të punës. Synimi ynë është që krerët e luftës çlirimtare të kenë përkrahjen e plotë të shtetit të Kosovës në procesin e apelit. Njëkohësisht, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e kësaj lufte në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo tentim për ta shtrembëruar.
UÇK-ja është faktor bashkimi për të gjithë, përtej dallimeve, pasi lufta e saj çlirimtare është në themel të lirisë dhe shtetit tonë. Përballë kësaj beteje, institucionet e Republikës dhe forcat politike kanë përgjegjësi të qëndrojnë së bashku, me përkushtimin dhe vendosmërinë që kërkon mbrojtja e një të drejte historike të popullit tonë.
AC Milani ka pësuar disfatë të madhe në shtëpi nga Bologna, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.Skuadra…
Një nga anijet më të famshme të historisë së lundrimit transatlantik pritet të fundoset në brigjet e Floridës, për t’u…
Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani ka regjistruar dy fitore në FIFA World Cup & Festival U15,…
Jérémy Mathieu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Francës, ka rrëfyer hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Kryeministri Edi Rama ftoi studentët të ulen në dialog dhe prezantoi një sërë masash mbështetëse. Ndër to janë rritja në…