Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë do të shpallë ditën e nesërme rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi për Gazeta Express.
Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025’’, tha Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se sonte pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit, ku kanë mbetur më pak se 50 qendra votimi për tu numëruar.
