Categories: kosovë

KPK hap konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale, ndonëse u kërkuan shtatë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të hapë konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Konkursi do të nisë më 17 nëntor dhe do të mbetet i hapur për 15 ditë.

Vendimi u mor në mbledhjen e KPK-së, pas kërkesës së ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, për shtatë prokurorë shtesë. Duke marrë parasysh gjendjen në të gjithë sistemin prokurorial, KPK-ja vendosi ta miratojë kërkesën vetëm pjesërisht, për katër pozita. Propozimi mori pesë vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Të lidhura

None found

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, shpjegoi se ndryshimet në ligjin për Prokurorinë Speciale ia kanë zgjeruar kompetencat këtij institucioni. Si pasojë, është rritur numri i lëndëve të pranuara dhe të trajtuara, gjë që, sipas tij, pasqyrohet edhe në raportet statistikore. Ai tha se kapacitetet njerëzore nuk mjaftojnë për të përballuar ngarkesën aktuale.

Gashi theksoi se mungesa e prokurorëve prek të gjithë sistemin, veçanërisht departamentet e përgjithshme të prokurorive themelore, ku gjendja ndryshon nga e keqe në edhe më të rëndë. Ai bëri të ditur se procesi i rekrutimit për 27 pozita prokurorësh ka kaluar fazën e parë, por vlerësoi se duhen kapacitete të tjera për përballimin e lëndëve.

Edhe Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, u pajtua me argumentet e Dren Pacës për shtimin e prokurorëve në Prokurorinë Speciale. Ai tha se dinamika e punës atje ka ndryshuar dhe se trajtimi i rasteve, përfshirë ato që kërkojnë bashkëpunim vendor e ndërkombëtar, e bën të nevojshëm shtimin e stafit.

Megjithatë, Zejnulla Gashi kërkoi kujdes me avancimet, duke pasur parasysh mungesën e prokurorëve në prokuroritë e tjera, seancat që ata kanë dhe procesin e pranimit të prokurorëve të rinj. Me vendimin e KPK-së, Prokuroria Speciale mund të shtojë katër prokurorë përmes avancimit.

të fundit

Nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë: Nuk përballojmë dot qumështin dhe ilaçet për vajzën 10-muajshe

Një nënë me tre fëmijë të mitur në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh të Elbasanit, po përballet…

15 seconds ago

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës…

2 minutes ago

FOTO/ Ernest Muçi fenomen! I detyron turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonspori

Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e…

9 minutes ago

Heavy rain causes flooding in Theth, with Fushë-Theth worst affected

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që…

12 minutes ago

Transfer from Durrës to Fier: Veliaj files abuse-of-office complaint against prisons director general Sadleva Bodo

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me…

12 minutes ago

Tirana Marathon on Sunday: Vehicle restrictions and changes to city bus routes

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet…

12 minutes ago