Kosovë – San Marino, formacionet zyrtare: Debutime dhe taktika të reja nga Challandes

Në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe San Marinos.

Bernard Challandes dëshiron të provojë taktika të reja për ta përgatitur skuadrën dhe për t’i bërë përzgjedhjet e nevojshme për ndeshjet e ardhshme konkurruese.

Krahas emrave të njohur nga ekipi i bazë i Dardanëve, në këtë formacion nuk mungojnë edhe përzgjedhje të reja nga trajneri, i cili luan me formacionin 4-3-3. Në këtë takim do të ketë edhe debutime për mbrojtësin Destan Bajselmani dhe mesfushorin Blendi Idrizi.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani; Bajselmani, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda; Halimi, Kryeziu, Idrizi; L.M. Kastrati, Muriqi, Zeneli.

San Marino: Benedettini; Plazzi, Rossi, Fabbri, D’Addario; Mularoni, Golinucci, Lunadel, Tomassini; Vitaloli, Nanni.


Shtuar 1.06.2021 17:09