Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviçit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele.
Ajo kishte qenë e vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta është larguar nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët. Së fundi Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh në veri të vendit.