Kosova në Forbes: Të rinjtë kosovarë, të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale

Studentët në Kosovë dhe sapo të diplomuarit, janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale, shkruan gazeta prestigjioze Forbes me autore Sarah Oh. 

Kushdo që posedon një llogari në ChatGPT Plus mund të krijojë një mjet gjenerues teksti (GPT), dhe sipas OpenAI, njerëzit përfundimisht mund të fitojnë të ardhura me mjetet e tyre.

Kjo qasje e drejtpërdrejt në këto mjete shihet si diçka mjaft pozitive nga gazeta Forbes, për të cilën thotë se njerëzit janë të obsesionuar pas Inteligjencës Artificiale e sidomos të rinjtë në Kosovë.

https://www.facebook.com/NDIKosovo/posts/654194650200468?ref=embed_post

Sipas njohëses së trendeve të reja të teknologjisë, Sara Oh e cila shkroi në Forbes për këtë dhe së fundmi pati një vizitë në Kosovë ku ishte pranishme në konferencën “DISICON” të  Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), zyra në Kosovë.

Oh është njëherësh edhe bashkë-themeluese e T2 dhe anëtare jo-rezidente në Laboratorin e Kërkimeve Forenzike Dixhitale në Këshillin Atlantik.

Ajo në shkrimin e saj, përmendi gjithashtu edhe intervistën e këngëtares së njohur ndërkombëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila në bisedë e sipër me shefin e Apple, Tim Cook pati thënë se është e “fiksuar” pas Inteligjencës Artificiale.

Ekspertja e teknologjisë, Oh gjithashtu foli për  një kompani kosovare të sigurisë kibernetike, Sentry, për të cilën themeluesi i saj Drinor Selmanaj tha se ekipi i kompanisë po eksploronte AI-n gjeneruese.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=675617088058224&set=a.549571383996129&type=3&ref=embed_post