kosovë

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndryshuar masën e ndalesës së së pakohshme, për import të ruminatëve të vegjël dele dhe dhi. AUV thekson se nga sot masa e ndalesës vlen për gjithë territorin e Shqipërisë.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import.

Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV shton se PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet.

“Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik”, shton AUV.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”./ Monitor

të fundit

Gjashtë futbollistë profesionistë të përfshirë në një aferë mashtrimi në vlerë 3.4 milionë dollarë

Një gjykatë në Barcelonë ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë Shirtum, e cila dyshohet për mashtrim të lidhur me…

2 minutes ago

Shqipëria i ka në grup, “plas” te Anglia mes trajnerit Tuchel dhe Bellingham

Anglia humbi 1-3 në miqësoren e tyre kundër Senegalit, një performancë zhgënjyese që shkaktoi kritika. Jude Bellingham hyri në fushë…

9 minutes ago

Spektakël dhe barazim me 12 gola në “Ndeshjen e Yjeve”: Zhegrova dhe Rashica me miqtë e tyre nderuan Prishtinën

Është mbyllur me rezultat spektakolar 6-6 ndeshja bamirëse “Ndeshja e Yjeve”, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në kuadër të…

11 minutes ago

Cubarsi nis përgatitjet për provimin pranues në universitet

Barcelona nuk ka mungesë yjesh të rinj dhe premtues, me Lamine Yamal që udhëheq brezin e ri në “Camp Nou”.…

14 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Klos, vritet 65-vjeçari! Gjendet i shtrirë në tokë dhe me plagë në gjoks, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Klos. Mësohet se një 65-vjeçar është vrarë me…

16 minutes ago

FOTO/ Në rrjet po përflitet për lidhje të re por Sara Hoxha habit me veprimin! Nis pushimet me Ledrin dhe vajzën

Një lidhje e re e Sara Hoxhës është thashethem i ditëve të fundit në media rozë. Ndonëse nuk ka bërë…

56 minutes ago