sport

Cubarsi nis përgatitjet për provimin pranues në universitet

Barcelona nuk ka mungesë yjesh të rinj dhe premtues, me Lamine Yamal që udhëheq brezin e ri në “Camp Nou”.

Por menjëherë pas tij vjen një tjetër talent i jashtëzakonshëm: Pau Cubarsí, i cili këtë verë ka mbushur vetëm 18 vjeç, por tashmë numëron katër trofe në karrierë.

Të lidhura

None found

Cubarsí u bashkua me ekipin e parë disa muaj pas Yamalit, në janar të sezonit të kaluar, nën drejtimin e Xavi Hernandez, dhe që nga ajo kohë ka qenë një titullar i rregullt.

Edhe pse humbi për pak vendin në skuadrën e Spanjës për Euro 2024, ai fitoi medalje ari në Lojërat Olimpike me kombëtaren spanjolle.

Sipas Cadena SER, ndryshe nga shumica e bashkëlojtarëve të tij që po pushojnë në Ibiza, Cubarsí do të jetë i “mbyllur” në një klasë mësimore këtë verë, duke ndjekur rrugën e Lamine Yamalit që verën e kaluar bënte provime gjatë Euro 2024. Cubarsí ka ndërtuar orarin e studimeve rreth angazhimeve të tij futbollistike.

Këtë verë ai do të japë provimin e pranimit në universitet (Selectividad) në Universitetin Autonom të Barcelonës (UAB), me qëllimin për të ndjekur studime në biznes dhe ekonomi, pasi ka përfunduar shkollën e mesme.

Ai e bën këtë në një moment kur, sipas vlerësimeve të Transfermarkt, është një nga qendërmbrojtësit më të vlefshëm në botë, së bashku me Alessandro Bastoni dhe William Saliba – të tre vlerësohen me nga 80 milionë euro.

Cubarsí ka qenë një shtyllë në mbrojtjen e Barçës, duke formuar një dyshe të besuar me Iñigo Martínez.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

31 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

47 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago