Posta e Kosovës realizoi 1,11 milionë euro fitim në vitin 2025. Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, njoftoi se auditori i jashtëm i dha ndërmarrjes opinion të pastër, pa vërejtje.
Në një postim në Facebook, Mjeku bëri të ditur se, bashkë me kryeshefen e Postës, Nora Rraci, dhe drejtorin e Njësisë së Ndërmarrjeve, Dëfrim Pllashniku, nënshkroi marrëveshjen për kompensimin e shërbimit universal postar. Vlera e saj është 477 mijë euro, sipas normave evropiane.
None found
Ky shërbim u siguron të gjithë qytetarëve mundësinë për të pranuar dhe dërguar letra e pako brenda dhe jashtë vendit, me çmime të përballueshme e të njëjta në çdo pikë postare dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Si shembull, Mjeku tha se pulla për një kartolinë të dërguar brenda Prishtinës kushton po aq sa ajo për një kartolinë nga Leposaviqi në Brod të Sharrit.
Sipas tij, këtë vit pritet që Posta ta përfundojë për të tretin vit radhazi me fitim financiar. Fitimin e parë e arriti më 2024, mbi një dekadë pas themelimit si ndërmarrje e ndarë.
Gjatë drejtimit të Nora Rracit, Posta ka hapur 28 zyra të reja postare dhe ka investuar në teknologjinë informative. Ajo ka rinovuar gjithashtu flotën me 7 furgonë, 10 vetura dhe 59 motoçikleta, duke përdorur mjetet e veta.
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…