kosovë

Hapet dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut

Këtë të enjte, Posta e Kosovës, e ka hapur të enjten degën e saj të parë në Mitrovicë të Veriut. Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj dege, në orët e para të mëngjesit.

Disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, kanë protestuar kundër hapjes së kësaj dege.

Të lidhura

None found

Ministrja Rizvanolli, ka thënë se Posta e Kosovës synon të ofrojë shërbime postare për të gjithë, në të gjitha anët e Kosovës, dhe se pika e hapur është e nënta që hapet në veri të vendit.

“Është shumë e rëndësishme që kjo zyrë është hapur sot këtu dhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut tani kanë mundësinë të vizitojnë këtë degë dhe t’i kryejnë të gjitha shërbimet që ofron kjo degë. Ka shërbime postare dhe të Telekomit”, ka thënë ministri Krasniqi para mediave.

Hapja e kësaj dege, vjen pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, pas informacionit të siguruar nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) se ato degë kanë vepruar jashtëligjshëm në territorin e Kosovës.

Mbyllja e këtyre degëve të Postës së Serbisë, është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është vlerësuar si hap i njëanshëm prej autoriteteve të Kosovës.

Në degët e kësaj Poste, qytetarët kanë marrë ndihmat që ndan shteti i Serbisë për ta – pensionet dhe shtesat për fëmijë – si dhe të kryejnë shërbime tjera postare.

Posta e Kosovës, ka vepruar si njësi biznesi në kuadër të Telekomit të Kosovës deri më 2021, kur me vendim të Qeverisë së Kosovës është themeluar si ndërmarrje publike qendrore.

të fundit

Kosova mposhtet sërish nga Italia, ndeshja me Gjeorgjinë vendimtare për kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…

40 seconds ago

Mendi Qyra: Në vitin e parë shlyem 2.5 milionë euro borxhe dhe çuam përpara projektet

Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë…

7 minutes ago

Kosova i bashkohet deklaratës së Samitit të Fëmijëve, Kurti shpjegon synimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit…

8 minutes ago

Dustin Hoffman flet për akuzat e vitit 2017: “M’u deshën dekada të kuptoja se flirtimi mund të ishte i papërshtatshëm

Aktori i njohur amerikan Dustin Hoffman ka folur për herë të parë në mënyrë të gjerë rreth akuzave për ngacmim…

11 minutes ago

Një tjetër lëndim largon yllin e Real Madridit nga grumbullimi i Francës

Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i…

13 minutes ago

Monograph “István Schütz, the Hungarian friend of Albanians” presented in Pristina

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me…

16 minutes ago