Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale.
Kjo u vlerësua si një ndryshim thelbësor në fushën dixhitale, pasi u krijon qytetarëve dhe bizneseve mundësinë që të identifikohen dhe të nënshkruajnë dokumente në mënyrë elektronike.
None found
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si qytetarët i marrin shërbimet publike, duke i afruar institucionet me ta pa pasur nevojë për prani fizike.
Sipas tij, falë kësaj platforme qytetarët do të fitojnë kohë, do të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe do t’i kryejnë procedurat administrative nga çdo vendndodhje, pa u detyruar të shtypin dokumente.
Kurti e cilësoi këtë platformë, së bashku me aplikacionin për nënshkrim elektronik “iSign”, si një hap të rëndësishëm në transformimin dixhital të Kosovës.
Në fjalën e tij, ai theksoi se kalimi nga vizitat në zyra te qasja në shërbime kudo dhe në çdo kohë nënkupton që institucionet praktikisht vijnë te qytetari, e jo anasjelltas. Sipas kryeministrit, digjitalizimi lidhet me kohën e kursyer, me rrugën që nuk do të duhet të bëhet, me punën që përfundon aty ku ndodhet qytetari dhe me dokumentin që nuk ka më nevojë të printohet. Me lansimin e platformës kombëtare të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale dhe të aplikacionit “iSign”, shtoi ai, Republika e Kosovës po shënon një përparim të rëndësishëm në rrugën e saj dixhitale.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, njoftoi se Bashkimi Evropian ka investuar 2.3 milionë euro për këtë platformë.
Ai theksoi se ky investim është pjesë e një partneriteti më të gjerë mes BE-së dhe Kosovës, ku BE-ja është partneri dhe donatori më i madh i vendit, duke ndihmuar modernizimin dhe integrimin e Kosovës në BE. Falë këtij bashkëpunimi, shtoi Schuebel, qytetarët e Kosovës tani mund të kenë një identitet të sigurt dixhital në telefonat e tyre.
Edhe ministri i këtij dikasteri, Lulëzon Jagxhiu, e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm në transformimin dixhital të vendit.
Ai shpjegoi se në jetën e përditshme qytetarët e përdorin telefonin për të komunikuar, paguar dhe kryer shumë punë, por kur duhej të vërtetonin identitetin ose të nënshkruanin një dokument, shpesh detyroheshin të paraqiteshin fizikisht ose të merrnin dokumente në letër. Sipas tij, tani këto veprime mund të kryhen në mënyrë dixhitale, ndërsa identiteti elektronik përbën një nga themelet e besimit në shërbimet dhe transaksionet dixhitale.
Zëdhënësja e Qeverisë dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në një intervistë për TV 24 theksoi…
Fitorja e kandidatit shqiptar, Arkin Jahiji, në komunën e Bërvenicës, ka ngjallur reagime dhe përplasje edhe në nivel më të…
Një rezultat interesant është regjistruar në fshatin Tenovë të Komunës së Bërvenicës, ku kandidati i VMRO-DPMNE, Stojançe Radiçevski ka siguruar…
Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha e veshjes së detyrueshme të pajisjeve dimërore, në përputhje me dispozitat…
Xhudistja e Kosovës, Arba Hasanaj, i është afruar medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj që po mbahen në Dakar…
Formacioni i javës, Abissnet SuperioreTeuta – Partizani, e mbyllur në favor të të kuqve, 0-1, ishte dhe përballja që mbylli…