Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në Koror të Palaut, ku po merr pjesë në Takimin e 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF), i cili zhvillohet nga 30 gushti deri më 4 shtator 2026.
None found
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se prania e Kosovës në këtë forum synon të thellojë raportet me shtetet e Paqësorit, të rrisë angazhimin diplomatik të vendit në këtë hapësirë dhe të çojë përpara bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.
Gjatë vizitës në Palau, Konjufca pritet të takohet me drejtues shtetesh e qeverish, ministra të jashtëm, si edhe me zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet pjesëmarrëse.
Në axhendën e forumit janë përfshirë diskutime mbi qëndrueshmërinë ekonomike, klimën, administrimin e oqeaneve dhe peshkimit, sigurinë rajonale, reformimin institucional dhe forcimin e unitetit mes vendeve të Paqësorit.
Sipas njoftimit, Republika e Kosovës e konsideron me rëndësi globale agjendën e Paqësorit të Kaltër dhe shpreh gatishmërinë për të dhënë kontribut, në përputhje me kapacitetet e saj dhe nevojat e vendeve të rajonit, në qëndrueshmërinë klimatike, përgatitjen për fatkeqësitë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e burimeve natyrore.
Takimet dypalëshe dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të samitit pritet të shërbejnë për konsolidimin e lidhjeve të krijuara, hapjen e partneriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit me shtetet e Paqësorit.
Ndër temat e bashkëpunimit që pritet të marrin vëmendje janë arsimi, forcimi i kapaciteteve të administratës publike, siguria, zhvillimi digjital dhe shkëmbimet mes institucioneve.
Po ashtu, në fokus do të jenë diplomacia kulturore, lidhjet akademike dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve.
MPJD-ja thekson se pjesëmarrja në Samitin e PIF-it dëshmon vullnetin e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një angazhim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm me rajonin e Paqësorit, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, interesave të përbashkëta, solidaritetit dhe partneriteteve afatgjata.
Skuadra e Interit ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë të paktën tri javë. Calhanoglu…
Interi, Juventusi dhe Milani janë tri klubet më të mëdha të futbollit italian edhe për nga fuqia financiare dhe qarkullimi…
Kualifikueset për Kampionatin Evropian 2028 fillojnë më 26 mars 2027 dhe Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjet e para,…
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi…
Lufta në Ukrainë mund të marrë fund vetëm përmes një marrëveshjeje që do të kërkonte lëshime territoriale nga Kievi dhe…
Rreth 60 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika, sipas raportit të 10-të…