Fushata kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028 do të nisë më 26 mars 2027. Datat e ndeshjeve të para të Kosovës do të varen nga grupi ku do të përfshihet pas shortit.
Shorti për përcaktimin e grupeve është caktuar më 6 dhjetor 2026, në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave në Belfast, me fillim në orën 18:00. Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë. UEFA ka bërë të ditur se ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen deri në nëntor 2027.
None found
Gjithsej do të krijohen 12 grupe: gjashtë me nga katër skuadra dhe gjashtë me nga pesë. Ekipet do të përballen me njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë, në një sistem me pikë të dyfishtë, përgjatë dhjetë raundeve të shpërndara në katër periudha përfaqësuese.
Periudha më intensive do të jetë në vjeshtë, me katër raunde të planifikuara nga 23 shtatori deri më 5 tetor.
Njëzet skuadra do të sigurojnë pjesëmarrjen në EURO 2028 përmes kualifikimit të drejtpërdrejtë: 12 fitueset e grupeve dhe tetë vendet e dyta me rezultatet më të mira. Skuadrat e tjera që renditen të dytat, së bashku me përfaqësueset më të mira nga Liga e Kombeve që nuk kanë siguruar kualifikimin, do të garojnë në ndeshje eliminatore mes 23 dhe 28 marsit 2028.
Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda do të jenë organizatoret e Kampionatit Evropian 2028.
Kalendari i kualifikimeve
Raundi 1: 26 mars 2027
Raundi 2: 29 mars 2027
Raundi 3: 11 dhe 12 qershor 2027
Raundi 4: 14 dhe 15 qershor 2027
Raundi 5: 23 deri më 25 shtator 2027
Raundi 6: 26 deri më 28 shtator 2027
Raundi 7: 30 shtator deri më 2 tetor 2027
Raundi 8: 3 deri më 5 tetor 2027
Raundi 9: 11 deri më 13 nëntor 2027
Raundi 10: 14 deri më 16 nëntor 2027
Samuel Krasniqi po kalon një sezon mbresëlënës me Grasshopperin në Superligën e Zvicrës, ku është shndërruar në njërin prej futbollistëve…
Dy persona janë arrestuar nga policia britanike nën dyshimin për vjedhje me thyerje, pas një incidenti të raportuar në rezidencën…
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi…
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, i caktoi masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L.Z, për veprën…
Skuadra e Interit ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë të paktën tri javë. Calhanoglu…
Interi, Juventusi dhe Milani janë tri klubet më të mëdha të futbollit italian edhe për nga fuqia financiare dhe qarkullimi…