Categories: kosovë

Kosova kërkon trajtim të njëjtë për qasje në arkivat e Tribunalit të Hagës në OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton sot një rezolutë për të ardhmen e Mekanizmit të Mbetur Ndërkombëtar për Tribunalet Penale, organ i themeluar në vitin 2010 për të përmbushur funksionet e mbetura të tribunaleve për ish Jugosllavinë dhe Ruandën.

Ky vendim merret pesë ditë para përfundimit të mandatit të Mekanizmit Residual të Tribunaleve Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe Ruandën, i krijuar për të trajtuar çështjet e pambyllura nga të dyja tribunalet. Një prej pikave kyçe mbetet përcaktimi i shtetit që do të strehojë arkivin e Tribunalit të Hagës.

Të lidhura

None found

Këshilli i Sigurimit pritet po ashtu të vendosë se cilit shtet do t’i besohen për ruajtje arkivat e këtyre tribunaleve, të cilat përmbajnë një sasi të madhe dokumentesh dhe provash mbi krimet dhe gjenocidin e kryer në ish Jugosllavi dhe Ruandë.

Zyra e presidentes së këtij mekanizmi, Graciela Gatti Santana, i ka thënë Radio Kosovës se institucioni është i përgatitur të vazhdojë përmbushjen e detyrimeve të mbetura dhe të ecë me vendosmëri drejt mbylljes.

“Një numër i kufizuar funksionesh kyçe gjyqësore duhet të mbeten në nivel ndërkombëtar për të siguruar përfundimin e përgjegjshëm të ciklit të drejtësisë”, ka thënë Gatii Santana.

“Këto përfshijnë funksione gjyqësore që lidhen me transferimin dhe lirimin e të burgosurve, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe monitorimin e tyre”.

Kushtrim Gara, shef i Njësisë për persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, ka deklaruar se Kosovës duhet t’i mundësohet qasja në këto arkiva, veçanërisht kur ato nevojiten për të ndihmuar në gjetjen e personave të zhdukur.

“Në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur mbetet e nevojshme qasja në arkiva përfshirë ato të Tribunalit të Hagës dhe në kërkojmë një qasje të barabartë”, i ka thënë Gara, Radio Kosovës.

Ndryshe nga prokuroritë speciale të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë qasje në databazën arkivore të këtij mekanizmi.

OKB-ja ka pyetur 6 ish republikat jugosllave, Serbinë, Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse janë të gatshme ta strehojnë arkivin, por jo edhe Kosovën, e cila nuk është anëtare e OKB-së, ndonëse është një nga vendet më të goditura nga lufta në ish-Jugosllavi.

Në shkurt, kryeministri në detyrë Albin Kurti i kishte dërguar një letër Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kërkonte që çdo vendim për fatin e arkivave “të garantojë qasje të barabartë dhe dinjitoze për viktimat dhe institucionet e Kosovës”.

Arkivat e Tribunaleve për ish Jugosllavinë dhe Ruandën do të jepen për strehim, por do të mbeten pronë e OKB-së dhe kjo pronësi nuk mund të transferohet.

Megjithatë, Mekanizmi i Mbetur Residual vlerëson se arkivat e tij do të shërbejnë si një platformë e fuqishme për përballjen me të kaluarën, si edhe një mjet për të mbështetur kujtesën për të kaluarën dhe pajtimin.

Tags: KosovëOKB

të fundit

Pasuria e Michael Jackson ende sekrete, pse kërkon transparencë vajza e tij?

Paris Jackson dhe administratori i pasurisë së Michael Jackson, John Branca rikthehen sërish në gjykatë së fundmi, këtë hërë për…

8 seconds ago

Merz: Germany Joins French Nuclear Drills, Shares Photo with Macron: Thank You for Your Friendship

Gjermania dhe Franca dhanë në Këln një sinjal të qartë bashkimi në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Mesazhi u përcoll…

18 seconds ago

Magnitude 7.4 Earthquake Near Puerto Madero, Mexico

Një lëkundje e fuqishme sizmike me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter u regjistrua të premten pranë Puerto Madero, në shtetin…

25 seconds ago

Balla Raises Questions Over Villa in Italy; Shehaj Responds: You Filmed the Home Where My Wife and Children Stay

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me tone ironike, përmes…

32 seconds ago

Parliament to Conclude Its Session on Monday, Final Sitting Amid Protests Against Rama

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e fundit plenare për këtë sesion, një mbledhje që…

41 seconds ago

41-Year-Old Resident of Resen Attacked by Bear, Treated in Hospital

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në Departamentin e Policisë Shtetërore të Manastirit informoi se mbrëmë në orën 19:50 kanë regjistruar…

1 minute ago