BDI ka reaguar sot ndaj deklarimeve të partive politike maqedonase për vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, që dënoi ish-drejtuesit e UÇK-së.
None found
Partia shprehet e keqardhur për qëndrimet e tyre, duke vlerësuar se përpjekja për të vendosur shenjën e barazimit mes Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës përbën një gabim të rëndë.
Sipas BDI-së, bëhet fjalë për dy institucione që ndryshojnë si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë institucional. Tribunali për ish-Jugosllavinë u krijua në vitin 1993, përmes një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si gjykatë ndërkombëtare për krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë. Në kuadër të këtij tribunali u gjykua edhe Ratko Mlladiqi, bashkë me persona të tjerë, ndërsa vendimi përfundimtar la në fuqi dënimet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Po kjo gjykatë, thekson BDI, konfirmoi pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ndryshe nga Tribunali i OKB-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ato u themeluan në bazë të një ndryshimi kushtetues dhe të një ligji të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa selia e tyre është zhvendosur në Hagë. Vetë institucioni sqaron se Dhomat janë të integruara me nivelet e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe se pasqyrojnë strukturën gjyqësore të vendit.
Për këtë arsye, sipas BDI-së, vendimi i Tribunalit të OKB-së për ish-Jugosllavinë nuk mund të përdoret për të krijuar përshtypjen se çdo vendim i marrë në Hagë ka të njëjtën natyrë dhe të njëjtin status juridik.
BDI thekson gjithashtu se një proces gjyqësor ende i papërfunduar nuk mund të zëvendësohet me një përfundim politik. Respektimi i drejtësisë, edhe kur një proces konsiderohet i tjetërsuar dhe tërësisht i sajuar, si në rastin e vendimit të 16 shtatorit të vitit 2026, nuk nënkupton pranimin automatik të një vendimi të shkallës së parë. Ai kërkon respektimin e procedurës së plotë, të së drejtës për ankim dhe të parimit të prezumimit të pafajësisë.
“Drejtësia kërkon standarde të njëjta, por edhe saktësi juridike. Fakti që një vendim është marrë në Hagë nuk do të thotë automatikisht se kemi të bëjmë me të njëjtin tribunal, të njëjtin mandat apo të njëjtin status juridik”, deklaron BDI.
Partia shton se politizimi i drejtësisë, manipulimi i fakteve dhe barazimi i proceseve që kanë dallime juridike vetëm sa mund të shtojnë tensionet dhe të krijojnë hapësirë për përplasje të panevojshme ndëretnike, të cilat nuk i shërbejnë askujt.
Ekzistojnë dyshime se komisioni për kredinë hungareze prej një miliard eurosh arrin në 100 milionë euro, tha kryetari i LSDM-së,…
Vëllai i një prej tre personave të arrestuar nga policia si autor i dyshuar i plagosjes së 2 vëllezërve Shukulli…
Partia Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…
Julian Alvarez është rikuperuar në kohë dhe pritet të jetë në dispozicion të Atletico Madridit për derbin e së dielës…
Brenda 19 ditësh, autoritetet shqiptare sekuestruan në Portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit tre ngarkesa me 233.7 kilogramë kanabis…
Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon procesi gjyqësor ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për vrasjen e rreshterit të…