Categories: kosovë

Kosova ekstradon të kërkuarin nga Belgjika, në Prishtinë prangoset gjermani i kërkuar nga Spanja, të dy në listën e Interpolit

Policia e Kosovës ka sjellë nga Belgjika në Kosovë një shtetas kosovar që ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar të INTERPOL-it, ndërsa në një tjetër veprim në Prishtinë ka ndaluar një shtetas gjerman të kërkuar nga autoritetet spanjolle, po ashtu me urdhër-arrest ndërkombëtar të INTERPOL-it.

Në rastin e parë, të mërkurën Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera policore dhe institucionet e drejtësisë, ka kryer ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet L.B. nga Belgjika drejt Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, ai ishte vënë në pranga nga autoritetet belge, pasi INTERPOL-i e kishte shpallur në kërkim përmes letër-rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Pas ekstradimit, L.B. i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, ku do të vazhdojnë procedurat ligjore.

Po ashtu të mërkurën, rreth orës 13:45, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkërendim me Policinë e rajonit të Prishtinës, arrestuan shtetasin gjerman me inicialet A.J.

Policia njoftoi se ai ishte në kërkim nga INTERPOL-i mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të nxjerrë nga autoritetet e Spanjës.

Sipas urdhrit të prokurorit kujdestar, i ndaluari është dërguar në mbajtje policore për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vijojnë procedurat e parapara me ligj.

të fundit

PSG synon transferimin e Nico Williamsit

Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos. Mediumet…

52 seconds ago

Katër të arrestuar në Londër, dyshohet se shpërndanin metamfetaminë kristalore

Policia Met në Londër ka goditur një grup të dyshuar kriminal të lidhur me shpërndarjen e metamfetaminës kristalore, një drogë…

6 minutes ago

Superliga e Kosovës pa ndeshje të shtunën, ja kalendari i xhiros së 15-të

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdoj në xhiron e saj të rregullt, ndeshjet e së cilës nuk do…

6 minutes ago

Administrata Trump propozon tarifa të reja për 14 partnerë tregtarë, mes tyre Kinën dhe BE-në

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka propozuar vendosjen e tarifave të reja ndaj 14 partnerëve tregtarë të Shteteve të…

6 minutes ago

Istogu mposht Suharekën, ndërsa Lepenci dhe 2 Korriku ndajnë pikët

Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.…

6 minutes ago

Liria e përfundon pjesën vjeshtore në Ferizaj

Liria e Prizrenit do të dimërojë si kampione e sezonit vjeshtor, pavarësisht rezultatit që do ta ketë kundër Ferizajt. Liria…

7 minutes ago