Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në Shën Stefan, ku kanë biseduar për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në një postim në Facebook, Kurti ka treguar se në takim është diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik në fushat e energjisë, hekurudhave dhe teknologjisë digjitale, ku investimet nga kompanitë austriake dhe diaspora kosovare po rriten vazhdimisht.
None found
“Në Vjenë u takuam vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 Qershorit, ndërsa këtë mëngjes në Shën Stefan në detin Adriatik biseda me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi Kurti.
Ai shtoi se në takim u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik në energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, një sektor ku kompanitë austriake dhe mërgata kosovare po investojnë gjithnjë e më shumë.
Kurti kujtoi se para katër muajsh ishin diskutuar dy hapa konkretë: integrimi në SEPA dhe zona roaming e BE-së. Për të parin, Kosova tashmë ka përmbushur edhe kushtin e fundit me tërësinë e ligjeve të nevojshme, ndërsa për të dytin pret që negociatat të nisin së shpejti.
Ai shprehu mbështetjen për deklaratën e Kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë kandidatët duhet të trajtohen njëlloj, me të njëjtat kushte. Sipas Kurtit, në bazë të meritës, Republika e Kosovës është gati për avancim në rrugën evropiane, për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.
Në fund, Kurti shtoi me humor se pas rezultateve 3:1 në Vjenë dhe 1:1 në Prishtinë, të dy vendet po afrohen edhe në futboll.
Trajneri i Leipzigut, Martin Demichelis, ka komentuar humbjen 4-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e Ligës së…
Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…
Prodhuesi japonez i veturave luksoze Acura po përgatit një zgjerim të rëndësishëm të gamës së tij, me synimin për të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…
Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…