Categories: kosovë

Kurti zhvillon takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Budva

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, në kuadër të Samitit XIII të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.

Në një postim në Facebook, Kurti njoftoi se Merz e uroi për mandatin e ri. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, takimi shërbeu edhe për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit. Ai kujtoi se Gjermania e nisi këtë nismë më 2014, duke krijuar një platformë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe bashkëpunojnë për interesat e përbashkëta.

Kurti foli edhe për marrëveshjet e arritura në këtë kuadër, mes tyre udhëtimi me letërnjoftime dhe njohja e diplomave. Ai tha se Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara dhe se këtë duhet ta bëjnë edhe vendet e tjera të rajonit, pasi askush nuk duhet ta pengojë përparimin e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Sot, në Samitin XIII të Procesit të Berlinit, i cili mbahet pas vendimit të Bundestagut që ushtarët gjermanë të vazhdojnë qëndrimin në Kosovë në kuadër të KFOR-it, zhvillova një bisedë me kancelarin Friedrich Merz. Ai më uroi për mandatin e ri.

Kur e nisi këtë nismë në vitin 2014, Gjermania krijoi një hapësirë ku gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë dhe trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në kuadër të procesit kemi nënshkruar marrëveshje për udhëtimin me letërnjoftim dhe njohjen e diplomave, të cilat i kemi zbatuar të gjitha. Të gjitha vendet duhet të veprojnë njësoj, sepse askush nuk mund ta mbajë rajonin peng.

Investimet e drejtpërdrejta gjermane në Kosovë kapin rreth 1,5 miliardë euro, ndërsa 62% e tyre janë bërë vetëm gjatë pesë viteve të fundit. Ka potencial të madh në industri, energji, transport, TIK dhe arsim profesional. Javën e ardhshme, Prishtina do të presë Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Gjermania është pjesë e së ardhmes sonë evropiane. Faleminderit, kancelar Merz!

të fundit

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

4 minutes ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

4 minutes ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

5 minutes ago

Barcelona creates a 26,000-place memorial at Camp Nou

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…

5 minutes ago

Ankara responds to Israel after criticism of Erdogan: “We give a voice to the oppressed

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë janë përshkallëzuar sërish pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me gjendjen e…

5 minutes ago

Democrats take on Trump over immigration: investigations into ICE and efforts for reform

Pas fitores në zgjedhjet e mesmandatit, demokratët në SHBA po përgatiten të sfidojnë politikat e ashpra të presidentit Donald Trump…

5 minutes ago