Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka folur në lidhje me dialogun e Kosovës dhe Serbisë.

Ajo është shprehur se është duke u përpjekur që dialogu mes këtyre dy shteteve të funksionojë, teksa ka njoftuar takimin e saj me të dërguarin e ri për dialogun Peter Sorensen.

Gjithashtu, Kallas është shprehur se ëshë duke pritur formimin e qeverisë së re të Kosovës, teksa thekson se ky dialog është shumë i rëndësishëm për të dyja shtetet.

“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë. Unë vërtet dua të shoh se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë. Dhe, ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë për normalizimin.

Nëse ato mendojnë se mund të lëvizin në rrugëtimin evropian pa normalizimin e marrëdhënieve, atëherë unë mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur”, është shprehur ajo.


Shtuar 13.02.2025 20:54

Tags: ,