Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka shpërthyer në reagim pas fjalëve të ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se po të gjendej në pozitën e Slobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer “spastrimin etnik të Kosovës”. Sipas institucionit, kjo deklaratë e rëndë nxjerr në pah vazhdimësinë e një retorike të pandryshuar, e cila ishte pikërisht shtylla e konfliktit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit që ndodhën në territorin kosovar.
None found
Në reagimin e tij, instituti kujton se mizoritë e ushtruara në periudhën 1998–1999 janë përballur me drejtësinë ndërkombëtare, ku figurat më të larta politike, ushtarake dhe policore të aparatit të Millosheviqit u dënuan për krimet e luftës në Kosovë.
“Pavarësisht kësaj, edhe sot e kësaj dite, funksionarë të lartë të shtetit serb vijojnë të përdorin një gjuhë që minimizon ose legjitimon politikat të cilat lanë pas mijëra të vrarë, deportime masive, akte të dhunës seksuale dhe zhdukje të dhunshme. Paralelisht, në Kosovë vazhdon procesi i dokumentimit të krimeve të luftës. Ne në IKKL mbledhim prova dhe dëshmi, të bindur se ato përbëjnë bazën për vendosjen e drejtësisë, njohjen e fajit dhe kërkimin e faljes institucionale”, thuhet në komunikatë.
Duke nënvizuar rëndësinë e përballjes me historinë, reagimi përfundon me mesazhin se vetëm trajtimi i sinqertë i së shkuarës mbetet thelbësor për të krijuar besim të ndërsjellë dhe për të siguruar paqe afatgjatë në rajon.
Komuna e Bërvenicës njofton opinionin se sot, më datë 13.07.2026, Këshilli i Komunës së Bërvenicës mbajti seancë të jashtëzakonshme në…
Rrugën për vendlindje zgjedhin ta përshkojnë përmes një terreni jo fort të përshtatshëm. Edhe këtë verë, shumë mërgimtarë zgjedhin transitin…
Me nisjen e rrjedhës së afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja, skena politike po shkon drejt presionit të…
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana…
Publicisti dhe analisti Adriatik Riza Dosti ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku sulmon me gjuhë të…
Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë në ditën e 44-të të protestës, duke përsëritur thirrjen se do të…