Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se me një Serbi të gatshme për të shtyrë planet e Putinit në rajon, mbështetja e Kosovës për fitoren e Ukrainës bëhet më kuptimplotë.
Ai ka thënë se këto dy vite që nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime.
None found
“…njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron nënshtrim, pushtim, shfrytëzim dhe krime kundër njerëzimit. Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Konjufca në Facebook, në dyvjetorin e agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Tutje Konjufca ka thënë se në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, por duke mos ia dalë, ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqëndrim, luftë dhe përçarje.
“Me një Serbi të gatshme për t’i shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë. Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre. Liri Ukrainës dhe popullit të saj!”, ka shtuar Konjufca.
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, u pyet nëse kriza institucionale dhe moskonstituimi i Kuvendit mund të ndikojnë…
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e…
Në mesin e disa vendimeve të miratuara, Qeveria e Kosovës ka vendosur pro marrëveshjes që siguron zgjerimin e ngrohjes qendrore…
Ka filluar paraqitja e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026. Me këtë rast, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria do të ndërhyjë me masa shtesë pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të derivateve…
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së drejtuar PThP Dibër, ngriti kallëzim kundër…