Pas rritjes së pandërprerë të çmimeve të karburanteve, kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se Qeveria do të vijë në veprim me një paketë të re masash.
None found
Ai bëri të ditur se aktualisht po shqyrtohet nëse ndërhyrjet do të kenë karakter të përgjithshëm apo do të orientohen drejt grupeve të caktuara, ngjashëm me praktikat e mëparshme.
Një nga skenarët në tavolinë është edhe reduktimi i përkohshëm i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për lëndët djegëse. Duke iu referuar shpalljes së gjendjes së krizës në të gjithë vendin, Mickoski theksoi se ekzekutivi zotëron instrumentet e nevojshme ligjore për të ndërmarrë një veprim të tillë.
Duke komentuar luhatjet në bursa, ai vuri në dukje se Qeveria tashmë ka ndërhyrë duke ulur një pjesë të akcizave për benzinën dhe naftën. “Për fat të keq, kushtet në tregjet botërore janë duke u përkeqësuar. Sërish po i qasemi pragut psikologjik prej 100 dollarësh për fuçi, teksa tensionet ushtarake në rajonin e Gjirit Persik po shtohen,” u shpreh Mickoski.
Ai ritheksoi se për Qeverinë, mbrojtja e mirëqenies së qytetarëve mbetet objektivi kryesor, teksa ekspertët po peshojnë formën më efikase të ndihmës.
Lidhur me mundësinë konkrete të uljes së TVSH-së, Mickoski e konfirmoi si një alternativë, ndonëse jo më e parapëlqyerin, për shkak të pasojave të drejtpërdrejta në arkën e shtetit. “Edhe ky është një opsion. Ndonëse është ndoshta alternativa më pak e dëshiruar nga ne, për shkak të efektit negativ që ka mbi të ardhurat buxhetore, për ne mbetet prioritet standardi jetësor i popullsisë. Si Qeveri, synojmë t’i dalim në krah popullit sa herë që lind nevoja,” përfundoi ai.
Komanda Ajrore e NATO-s ka konfirmuar sot se një dron u rrëzua nga avionë luftarakë të forcave aleate, të cilët…
Dhjetëra mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e prekura nga zjarret masive në Francën jugperëndimore dhe pranë Madridit…
Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova,…
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e…
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës është organi i vetëm kompetent brenda Policisë…
Autoritetet franceze kanë aktivizuar një plan evakuimi me përmasa të paprecedenta në gadishullin Cap Ferret, në jugperëndim të vendit, ndërsa…