Ekzekutivi kosovar ka miratuar një sërë vendimesh, ndër të cilat spikat aprovimi i marrëveshjes për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore në kryeqytet, një projekt ky i mbështetur nga një grant në shumën 17.2 milionë euro.
None found
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e cilësoi këtë marrëveshje, që do të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave, kompanisë “Termokos” dhe Bankës Evropiane të Investimeve, si një ndër nismat më jetike infrastrukturore në fushën e energjisë.
Sipas tij, ky veprim i hap udhën finalizimit të një partneriteti financiar thelbësor për të quar përpara një projekt me pasoja konkrete në përmirësimin e jetës së banorëve.
Nga ana e tij, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të bëjë që përqindja e qytetarëve të mbuluar nga ngrohja qendrore në Prishtinë të kapërcejë pragun e 50 për qind. Ai shtoi se nisma synon shtrirjen e tubacioneve drejt lagjeve dhe përdoruesve të rinj, duke rritur ndjeshëm cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimit. Për më tepër, Murati nënvizoi se projekti pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër ndotjes atmosferike, duke ulur varësinë nga energjia elektrike dhe lëndët e tjera djegëse për ngrohje.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria dha pëlqimin edhe për Marrëveshjen Ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen në zonën “EU Roam Like Home”, një hap i domosdoshëm për zbatimin e plotë të legjislacionit evropian të roaming-ut.
Gjithashtu, u miratua kërkesa e Agjencisë Pyjore të Kosovës për dhënien me qira të një zone për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror, me një afat 15-vjeçar. Në listën e akteve të aprovuara përfshihen edhe Projektrregullorja për procedurat e rekrutimit të zjarrfikësve, vendimi për t’i kaluar Ministrisë së Drejtësisë një truall rreth 30 ari në pronësi të Ndërmarrjes së Pyjeve në Prizren, si dhe Korniza për Ngritjen e Kapaciteteve Digjitale në administratën qendrore.
Ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska tha se ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për…
Juventusi po planifikon të bëjë tri transferime në afatin kalimtar të janarit, në përpjekje për ta përforcuar skuadrën pas formës…
Lideri i Lëvizjes ZNAM dhe partneri i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Maksim Dimitrievski, ka paralajmëruar se partia e…
Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë në emisionin Minuta e parë në News24 komentoi faktin që SPAK ka nisur hetimet…
Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar hyrje-hyrje ka ngecur në…