Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër në detyrë i Parë dhe ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar për Forumin e Dubrovnikut, ku u mblodhën përfaqësues shtetesh, diplomatë dhe mendimtarë politikë për të diskutuar “mbi rendin e ri ndërkombëtar”.
Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se në këtë forum pati mundësinë të paraqesë qëndrimin e Kosovës lidhur me çështjet që ndikojnë rajonin dhe të ardhmen e tij evropiane.
None found
“Në forumin e sivjetshëm të Dubrovnikut, ku u mblodhën përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë për të diskutuar mbi rendin e ri ndërkombëtar, pata rastin të përfaqësoj qëndrimin e Kosovës për çështjet që prekin rajonin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane. Në margjinat e forumit zhvillova një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman. Kroacia mbetet një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës. Biseduam për marrëdhëniet tona shumë të mira, për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme kroate ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë NATO-n dhe Këshillin e Evropës. E falënderova Ministrin Radman për mikpritjen në Dubrovnik, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm dhe për përkrahjen e qartë që Kroacia i ka dhënë Kosovës në momentet e saj të rëndësishme”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, Konjufca ishte pjesë edhe e panelit “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: Zgjidhja së bashku e çështjeve të papërfunduara”.
Në këtë diskutim u trajtuan perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sfidat e hapura në Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja e përbashkët evropiane.
“Po ashtu, mora pjesë në panelin “The EU and the Western Balkans: Resolving Unfinished Business Together”, ku diskutuam për sfidat e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e rajonit të ndërtohen mbi parime, jo mbi shtyrje të pafundme. Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe për vendin që i takon në familjen euroatlantike”, tha ai.
Këngëtari dhe kompozitori, Vlashent Sata, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format…
Jose Mourinho do të rikthehet në stadiumin “Olimpico” të mërkurën, por këtë herë në stolin kundërshtar.Trajneri portugez do të jetë…
Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…
Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi…