Në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ministrin në detyrë të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes një njoftimi në X, Hoxha bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajon, si edhe për dinamikat evropiane që paraqesin interes të përbashkët.
None found
Ai theksoi se Kosova sapo ka kaluar një proces zgjedhor, ndërsa Shqipëria ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, në këtë kontekst, shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve, si edhe koordinimi i ngushtë, janë thelbësore për përmbushjen e interesave të dy vendeve.
“Ndërsa Kosova është në procesin e analizimit të rezultateve të zgjedhjeve për krijimin e institucioneve të reja dhe Shqipëria sapo ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve si dhe koordinimi i ngushtë me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mbeten çelësi për avancimin e interesave tona reciproke e të përbashkëta”, shkroi ai.
Hoxha shtoi se veprimi i përbashkët dhe një vizion i qartë për të ardhmen do të ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjes mes dy vendeve, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në #BE, si edhe të një Kosove po aq të fortë, më të zhvilluar dhe më të sigurt.
“Duke vepruar së bashku dhe me vizionin e qartë të së ardhmes do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në #BE, dhe Kosovës po aq të fortë, më të zhvilluar e më të sigurt. Ky është njëkohësisht një investim kyç si për forcimin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen #euroatlantike”.
Një alarm për bombë në bordin e një avioni të kompanisë ajrore LOT Polish Airlines ka shkaktuar një situatë emergjente…
Ditën e sotme, studentët kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me kërkesën e tij për dialog, ndërsa ata i…
Ish-portieri i Real Madridit, Santi Canizares, ka kritikuar ashpër Vinicius Juniorin, duke deklaruar se sjellja e brazilianit po i shkakton…
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po vazhdon mbledhjen me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në mungesë të…
Në orët e para të mëngjesit, një pikë karburanti është grabitur në qytetin e Klosit në Mat. Sipas informacioneve policore,…
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku i…