Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova bën pjesë në shtetet që përkrahin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.
Gjatë takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën, ai nënvizoi se distanca prej më shumë se një mijë kilometrash mes Kosovës dhe Gazës nuk e kufizon përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
None found
“Edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij”, shkroi Konjufc në X.
Konjufca bëri të ditur gjithashtu se Kosova ishte ndër vendet pjesëmarrëse në konferencën e nivelit të lartë të Bordit të Paqes që mbështetën krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.
Sipas tij, 27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova ka kaluar nga një vend që kishte nevojë për ndihmë ndërkombëtare në një shtet që kontribuon për paqen dhe sigurinë në botë.
“27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: dikur një vend në nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sot kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale”, tha Konjufca.
Ministri i Jashtëm theksoi se Republika e Kosovës është e përgatitur të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
“Republika e Kosovës qëndron e gatshme të bëjë pjesën e saj”, shkroi Konjufca.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se në kuadër të programit HatTrick…
Tetë policë duke shoqëruar një të student të vetëm janë disa prej pamjeve të prodhuara nga protesta e sotme studentore…
Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese nw mbledhjen e parë vendosi për shpalljen e…
Kategoria e TretëKomiteti Ekzekutiv i FSHF, në mbledhjen e sotme të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, ka miratuar listën e…
Zv. ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën ia dorëzoi kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor.…
BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke nisur një…