Shqipëria zyrtarizoi sot pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gazë, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bordin e Paqes. Nënshkrimi u bë në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se dokumenti mban firmat e gjenerallejtënant Arben Kingjit, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe gjeneralmajor Jasper Jeffers, komandant i ISF-së.
None found
Të pranishëm gjatë ceremonisë ishin edhe Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, dhe Eric Wendt, ambasador i SHBA-së në Tiranë.
Në reagimin për marrëveshjen e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Bordi i Paqes bëri të ditur se ajo parashikon mbështetje të mëtejshme për operacionet e sigurisë dhe për kapacitetet e planifikimit të operacioneve të misionit në Gazë.
Sipas njoftimit të Bordit, Shqipëria bashkohet me kontributin e saj me Kosovën dhe Marokun. Bordi i cilëson këto kontribute të rëndësishme për përparimin e qeverisjes dhe sigurisë, mbështetjen e përpjekjeve humanitare, forcimin e sundimit të ligjit dhe rindërtimin e Gazës.
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…
Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...
Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…
Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…
Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, protestat dhe kërkesën e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Vergiates, në provincën e Vareses, ku një grua 36-vjeçare është gjetur e…