Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) bën me dije se është konfirmuar për herë të parë varianti afrikan i koronavirusit në Kosovë.
IKSHPK deklaron se pacienti është hospitalizuar dhe është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
None found
Ekipet hulumtuese të IKSHPK-së po gjurmojnë aktualisht të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut.
“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës”, njofton IKSHPK.
“Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitivë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit”, theksohet në njoftim.
Aleanca ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sonte në seancë të jashtëzakonshme, me synimin që procesi i konstituimit…
Debati për afatet kushtetuese dhe procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka marrë një tjetër përplasje politike, pas vendimit…
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat GjimshitiMarash Kumbulla do të luaj sezonin e ri me Rayo Vallecano në La Liga…
Milani ka bërë një ofertë për mesfushorin argjentinas Leandro Paredes, i cili aktualisht është pjesë e Boca Juniorsit, raportohet në…
Një emigrant shqiptar, pjesëmarrës në protestën në Sheshin Skënderbej, ka folur për News24 duke shprehur shqetësimet e tij për situatën…
Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si…