Në Kosovë u regjistrua të premten vetëm një rast i ri me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tha se ka testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Rasti pozitiv, sipas IKSHPK-së, është rast kontakti nga Komuna e Prishtinës. IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të premten janë shëruar 61 pacientë, që më herët janë diagnostikuar me koronavirus.
None found
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 622. Të premten po ashtu vdiq një 77-vjeçar nga Komuna e Rahovecit, i cili ditë më parë ishte diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Gjithsej, në Kosovë janë konfirmuar 862 raste me koronavirus – prej tyre 28 kanë vdekur.
Komuniteti “Studentët n’Protestë” ka reaguar pas njoftimit për krijimin e partisë së re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë”, duke bërë…
Pagesat e kredive të shpejta dhe pagesat ndaj shoqërive financiare duhet të kryhen ekskluzivisht përmes llogarive transaksionale.Heqja e operimit me…
Agit Kabayel dhe Nelson Hysa kanë dhuruar një moment simbolik në përfundim të peshimit zyrtar, në prag të përballjes për…
Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Juventusi nën drejtimin e Luciano Spallettit, por reprezentuesi i Kosovës…
Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. “Ndize motorin brutal, Zoja”,…
MC Beka ka kritikuar ashpër afërsinë e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,…