kosovë

Komisioni Europian propozon: Nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën të mos anëtarësohet në BE

Komisioni Europian i propozon Këshillit të BE-së të ndryshojë kornizën e bisedimeve me Serbinë, duke e kushtëzuar anëtarësimin e saj në bllok me zbatimin e marrëveshjeve që ka arritur deri tani me Kosovën gjatë dialogut.

Mediat shkruajnë se propozimi u dorëzua të premten dhe ndryshimet e mundshme prekin kapitullin 35 për Serbinë. Gjatë muajit dhjetor kryeministrja Ana Bërnabiç pati deklaruar se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën.

Të lidhura

None found

Pas arritjes së Marrëveshjes në Bruksel në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe aneksit për zbatimin e saj në Ohër në mars, Bashkimi Evropian kishte ngulur këmbë se këto marrëveshja janë ligjërisht obliguese për palët, pavarësisht se ato nuk janë nënshkruar.

Kapitulli i 35 i negociatave të anëtarësimit, i cili quhet “çështjet tjera” në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky kapitull ishte hapur ndër të parët qysh në dhjetorë të vitit 2015, për të përcjellë përmes tij përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme u ka vënë në dukje Beogradit dhe Prishtinës se rrugëtimi tyre drejt anëtarësimit në bllok kalon përmes përparimit në normalizimin e marrëdhënieve.

të fundit

Mickoski publikon emrat e ministrave të rinj, votimi për përbërjen e re të Qeverisë pritet deri në mesin e korrikut

Kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, njoftoi përbërjen e propozuar të kabinetit të tij të ri dje pas seancës…

22 seconds ago

Vijojnë sot kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej…

5 minutes ago

Sot varroset në Dragash imami Gazmend Tairovci, i vrarë mbrëmjen e së hënës

Sot do të varroset imami Gazmend Tairovci, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.…

6 minutes ago

Ajvazi explains why production in Kosovo is becoming increasingly expensive

Prodhuesit vendorë në Kosovë po përballen me një sërë sfidash që po ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre, duke filluar…

7 minutes ago

Large-Scale Economic Crimes Operation, Searches in Several Areas

Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…

8 minutes ago

Nexhmije Gjema reacts harshly: The European Parliament today “made mincemeat” of Edi Rama

Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pas kritikave që eurodeputetë evropianë i kanë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke akuzuar për standarde…

8 minutes ago