Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia nëse nuk bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera, të arritura në kuadër të dialogut nuk mund të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë.
None found
Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023.
Marrëveshja parasheh, mes tjerash, respektimin e ndërsjellë të pavarësisë dhe integritetit territorial, njohjen e dokumenteve, diplomave, targave, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, shëndetësisë dhe të personave të zhdukur.
Serbia, gjithashtu, mori përsipër që të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Kosova pranoi që komunitetit serb t’i sigurojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, përkatësisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, një vit më vonë, nga të gjitha pikat e marrëveshjes u zbatuan vetëm ato që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe njohjen e targave.
Me nënshkrimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, palët morën përsipër të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet që posedojnë, përfshirë edhe ato “konfidenciale”.
Dy palët i njohën, po ashtu, targat e makinave të njëra-tjetrës. Nga janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës nuk i mbulojnë më simbolet shtetërore me afishe të bardha derisa lëvizin me automjete në territorin e Serbisë, dhe anasjelltas.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë për refuzim të zbatimit të Marrëveshjes dhe tha se ajo nuk do që ta nënshkruajë atë.
BE-ja këmbëngul se marrëveshja, edhe pse nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme dhe se obligimet që dalin prej saj, janë pjesë integrale e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë.
Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…
Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…
Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…
Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…
Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…
Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…