kosovë

Komandanti i KFOR-it takon diplomatët e vendeve që kanë trupa në Kosovë, arsye situata e sigurisë

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, priti sot ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City.

Sipas njoftimit, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

“Ky takim është një tjetër demonstrim i prekshëm i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, tha komandanti i KFOR-it.

Më tej në deklaratë thuhet se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Tags: KFORkosove

të fundit

Trump warns Iran of further strikes: It could happen again tonight, Tehran responds: We are waiting for you

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi se administrata amerikane mund të kryejë sulme të tjera kundër Iranit, duke…

10 seconds ago

Bardhi në PE akuzon mazhorancën: Mbrojtja politike e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion po pengon integrimin europian

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën shqiptare se po pengon funksionimin e institucioneve demokratike dhe…

29 seconds ago

Brenda 24 orëve ndalohen 28 drejtues mjetesh, 25 rezultuan pa patentë

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, oficerët e policisë kanë ndaluar 28…

2 minutes ago

Agon Bytyqi emërohet edhe për pesë vjet si zëvendësdrejtor i AKI-së

Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Lajmi u…

7 minutes ago

Arsenal drejt një afrimi të madh, Manu Kone shumë pranë kalimit te londinezët

Arsenali është pranë finalizimit të dy transferimeve që mund të ndikojnë ndjeshëm në vazhdimin e afatit kalimtar veror.Deri më tani,…

18 minutes ago

16-vjeçar qëllon me armë ndaj nxënësve në një shkollë të Gjermanisë, dy vajza plagosen rëndë

Një ngjarje me armë është regjistruar në një shkollë të mesme në Bavari të Gjermanisë, duke lënë pas disa të…

18 minutes ago