Categories: sport

Arsenal drejt një afrimi të madh, Manu Kone shumë pranë kalimit te londinezët

Arsenali po i afrohet mbylljes së dy lëvizjeve që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në vijimësinë e merkatos verore.

Të lidhura

None found

Deri në këtë moment, transferimi i vetëm i kompletuar nga “Topçinjtë” mbetet ai i Piero Hincapie, por situata pritet të ndryshojë në një kohë shumë të shkurtër.

Manu Kone, mesfushori i përfaqësueses së Francës, shihet si përforcimi i parë i ri i Arsenalit për këtë verë.

Sipas asaj që shkruan mediumi italian Corriere della Sera, klubi londinez ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e futbollistit dhe tashmë ka arritur akord edhe për kushtet personale me 25-vjeçarin.

Kjo nënkupton se Arsenalit i mbetet vetëm të gjejë gjuhën e përbashkët me Romën për vlerën e transferimit, në mënyrë që marrëveshja të finalizohet.

Megjithatë, angazhimi i Kones me Francën në Kupën e Botës mund të sjellë një ngadalësim të lehtë të negociatave.

Mesfushori është aktivizuar në tri prej pesë ndeshjeve të Francës në këtë Botëror. Ai luajti 90 minuta të plota në fitoret e fazës së grupeve kundër Norvegjisë dhe Irakut, ndërsa pati edhe një paraqitje tjetër të mirë në duelin e fazës së 1/8 së finales ndaj Paraguait.

Roma, sipas raportimeve, e çmon Konen në rreth 50 milionë euro, një shifër që konsiderohet e menaxhueshme për buxhetin e Arsenalit.

Futbollisti 25-vjeçar ka ende tre vite të mbetura në kontratën e tij me klubin italian, të cilit iu bashkua në vitin 2024.

Mikel Arteta u përball me vështirësi të mëdha në repartin e mesfushës gjatë sezonit të kaluar, si pasojë e dëmtimeve të lojtarëve si Mikel Merino dhe kapiteni Martin Odegaard, ndaj afrimi i Kones do t’ia lehtësonte ndjeshëm situatën teknikut spanjoll.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago