Categories: kosovë

Koci pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Procesi juridik nuk ka përfunduar

Pas aktgjykimit që Gjykata Speciale dha ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht.

Të lidhura

None found

Ai e ka quajtur vendimin “tronditës” dhe ka vënë në dukje se bëhet fjalë vetëm për një aktgjykim të shkallës së parë, që ua lë të dënuarve të drejtën për t’u ankuar.

“Procesi juridik nuk ka përfunduar!”, ka shkruar Koci.

Në postimin e tij, Koci shkruan: “Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës! Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.”

Ai vijon: “Procesi juridik nuk ka përfunduar! Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz. Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës.”

të fundit

MIT drejton përgatitjet për stinën e dimrit dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt në…

1 minute ago

Tragjedi në Mesdhe/ Përmbyset gomonia me emigrantë, shpëtohen 50 persona, humbet një 6-vjeçare

Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…

6 minutes ago

Deco nis përgatitjet për përforcimin e parë madhor të janarit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin…

12 minutes ago

VLEN: Ahmetin e shqetëson ndërprerja e lidhjeve me Serbinë

VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.Nga…

20 minutes ago

Petrova: Fqinjësia e mirë është pjesë e kushteve për anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…

20 minutes ago

Protestat/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore! Presion politik në nivel evropian

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…

22 minutes ago