Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur shqetësimin se kontrolli i kushtetutshmërisë mund të transferohet nga Dhoma Kushtetuese në Hagë te Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.
None found
Koci thotë se synimi për t’u ndihmuar çlirimtarëve është i kuptueshëm, por vlerëson se kjo nuk është domosdoshmërisht rruga e duhur. Sipas tij, neni 162 i Kushtetutës i jep Dhomës në Hagë kompetencë ekskluzive për referimet kushtetuese që kanë të bëjnë me Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Ai kërkon nga deputetët të sqarojnë se çfarë do të ndodhë pas votimit dhe në ç’mënyrë do të zbatohen ndryshimet, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Krahas shumë të tjerëve, edhe unë dua t’u dal në ndihmë çlirimtarëve. Megjithatë, nuk jam i bindur se propozimi i tanishëm përbën zgjidhjen e duhur.
Ndryshimet e bëra publike parashikojnë që shqyrtimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Specialen të mos mbetet te Dhoma Kushtetuese në Hagë, por të kalojë te Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.
Shqetësimi im lidhet me faktin se neni 162, paragrafi 3, ia atribuon në mënyrë ekskluzive Dhomës në Hagë kompetencën për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Sipas vlerësimit tim, kjo kompetencë nuk mund të hiqet thjesht përmes ndryshimit të ligjit.
Nëse kjo pengesë nuk adresohet, ekziston rreziku që më vonë të dëgjojmë arsyetimin: “U përpoqëm, por nuk ia dolëm.”
Shpresat e qytetarëve dhe të familjeve nuk duhet të trajtohen si një lojë.
Për këtë arsye, duhet t’u kushtohet vëmendje ekspertëve që punojnë në të mirë të vendit dhe çlirimtarëve, pa bërë llogari se sa vota mund të fitojnë ose të humbin. Duhet të gjendet një zgjidhje që është realisht e zbatueshme.
Unë mbetem i gatshëm të jap kontributin tim.
E kuptoj se ky pozicion mund të keqinterpretohet dhe mund të më sjellë kosto politike, por dikush duhet ta marrë përsipër edhe këtë barrë.
Prandaj, para se të votojnë, deputetët duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve të rëndësishme:
Çfarë do të ndodhë pas votimit? Si do të zbatohen ndryshimet dhe në ç’mënyrë do t’u ndihmojnë ato çlirimtarëve? Përgjigjet për këto çështje qytetarët kanë të drejtë t’i marrin.
Përgjegjësia e deputetëve nuk mbyllet në momentin kur hidhet vota.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe…
Zjarret janë ende aktive edhe sot në fshatrat Matejçe dhe Strima në Komunën e Likovës, në terren malor të paarritshëm,…
NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimet" njofton se uji në Shkup është plotësisht i sigurt dhe cilësor për pije."NP Ujësjellës dhe Kanalizimet…
Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për vazhdimin e kontratës së tij.Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio…
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime që pretendohet se përfshijnë artisten Blerina Matraku dhe Adi Hilën, ka…