Categories: kosovë

Koci i drejtohet Kushtetueses për votimin e presidentes pas mesnatës

Avokati Arianit Koci njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një parashtresë lidhur me atë që ai e konsideron moszbatim të aktgjykimit në çështjet KO256/26 dhe KO258/26.

Të lidhura

None found

Sipas Kocit, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që procedura për zgjedhjen e presidentit të mbyllej deri më 6 tetor 2026. Megjithatë, ai pretendon se votimi ka vijuar edhe pas kalimit të mesnatës.

Avokati iu referua nenit 226 të aktgjykimit, duke theksuar se aty përcaktohet edhe pasoja juridike në rast se afati nuk respektohet, përkatësisht shpërndarja e Kuvendit.

Në njoftimin e tij, Koci deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe se moszbatimi i tyre cenon funksionimin e shtetit dhe shoqërisë.

“Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26”, tha ai.

“Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”, vijoi Koci.

Ai shtoi se neni 226 i aktgjykimit përcakton shpërndarjen e Kuvendit si pasojë juridike në rast të mosrespektimit të afatit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, përfundoi ai.

të fundit

Avokatja e Albert Sylajt: U dorëzua pas thirrjes së nënës, pasi ishte në rrezik të vetëvritej

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…

8 minutes ago

KPK-ja pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…

8 minutes ago

KPC reviews Arlinda Zekaj murder case in closed meeting

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

15 minutes ago

Leonard Ademaj calls for life imprisonment for all those accused of Liridona Ademaj’s murder

Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…

15 minutes ago

Opposition opposes budget revision: Aims to cover the cost of the 13th-month salary

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…

16 minutes ago

Murati clarifies when the 13th salary for 2026 will be paid

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është…

16 minutes ago