Koalicioni AAK-NISMA dhe të tjerët prezantojnë ofertën para deçanasve

Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL, sot ka mbajtur tubimin zgjedhor në Isniq të Deçanit.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka premtuar para se ky koalicion do të punojë për Kosovën.

Ai tha se Deçani, është xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore.

“Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit. Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit. Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit. Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike. Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind. Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO”, tha Haradinaj.

Kurse Fatmir Limaj tha se ky qytet ka punuar lirinë e Kosovës dhe ka premtuar se do të punojnë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.


Shtuar 2.02.2025 14:31