kosovë

Akuzohet për pengim të drejtësisë në gjyqin kundër Thaçit, Gjykata Speciale liron me kusht Isni Kilajn

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”.

Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se gjykatësi erdhi në përfundim se e drejta themelore e Kilajt për lirim peshon më shumë sesa rreziku që ai të ketë ndikim në procesin e drejtësisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është buzë përfundimit.

Të lidhura

None found

Kilaj – së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun – akuzohen për pengim të drejtësisë në gjyqin për krime lufte kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykimi ndaj tyre do të nisë më 24 shkurt. Kilaj u arrestua dhjetorin e kaluar dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim në qytetin holandez. Ai është deklaruar i pafajshëm për këto akuza.

Gjykatësi tha në vendimin e tij se rrethanat kanë ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se koha që Kilaj e ka kaluar në paraburgim tani e tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar, sipas njoftimit.

“Nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në çështjen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e prokurorisë në Çështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale, pasi në maj 2024 ishte liruar pas dhënies së një dorëzanie prej 30.000 eurove. Ndër arsyet e lirimit të tij asokohe ishte edhe fakti se aktakuza ndaj tij për pengimin e drejtësisë pritej të ndryshonte. Kilaj i kaloi pothuajse gjashtë muaj në paraburgim pas arrestimit fillestar.

Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi për krime lufte, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Tags: Hagekosove

të fundit

Krijohet grupi punues për hartimin e ligjit mbi pensionimin e parakohshëm të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…

1 minute ago

Erion Veliaj’s transfer to Fier, Prisons Directorate: Procedures were followed, order classified as a “state secret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

8 minutes ago

Kosovo Police Inspectorate identifies suspected police failures in handling Arlinda Zekaj’s case

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa shkelje të dyshuara në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera…

9 minutes ago

Partizani përballë llogarive të mbijetesës: “Demat” kërkojnë shpëtimin

PartizaniGjendja e Partizanit reflekton qartësisht një moment të mjerueshëm [...]Read More...

9 minutes ago

General Grynkewich at the Ministry of Defense and Kosovo Security Force: regional security and stability in focus

Komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në…

9 minutes ago

Ademaj family lawyer: Liridona Ademaj’s murder was planned a year earlier; life imprisonment sought for the accused

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit…

10 minutes ago