Categories: kosovë

KGjK-ja jep dritën jeshile për marrëveshjen me AKKVP-në, kërkohet garantimi i zbatimit

Marrëveshja mes institucioneve parashikon shkëmbimin e të dhënave për trajtimin e çështjeve pronësore dhe garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë shqyrtimit të saj u kërkua që dokumenti të përmbajë masa detyruese, në mënyrë që të mos mbetet thjesht formal.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka autorizuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP). Qëllimi i saj është të mundësojë qarkullimin e informatave të nevojshme për shqyrtimin e kërkesave që kanë të bëjnë me njohjen ligjore dhe formalizimin e të drejtave mbi pronën.

Të lidhura

None found

Sipas Zyrës Ligjore, hartimit të draftit i kanë paraprirë disa takime mes dy institucioneve. Në dokument janë përcaktuar përgjegjësitë e palëve për shkëmbimin e të dhënave, ruajtjen e të dhënave personale dhe mënyrën se si do të zhvillohet ky proces.

Parashihet që marrëveshja të jetë në fuqi pa afat të përcaktuar.

Gjatë mbledhjes së KGjK-së, një anëtar shprehu shqetësimin për atë se çfarë do të ndodhte nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe mbetet vetëm një dokument. Ai kërkoi që në tekst të përfshihen dispozita detyruese, të cilat do t’i obligonin të dyja palët të përmbushnin përgjegjësitë e tyre.

“Kjo marrëveshje, në rast se nuk zbatohet, a ka pasoja? Arsyeja e parashtrimit të pyetjes është se shumica e marrëveshjeve që bëhen, e para nuk ka dispozita imperative aty, dhe çka nëse nuk zbatohet dhe mbetet vetëm në letër”, u shpreh anëtari i Këshillit Gjyqësor.

Sipas tij, përcaktimi i qartë i pasojave për moszbatimin do të shërbente si garanci që marrëveshja të mos mbetej vetëm e regjistruar në dokumentacion.

Pas përfundimit të diskutimeve, autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes u hodh në votim. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Rrustem Thaçi, bëri të ditur se vendimi u miratua me votim anonim.

“Me votë anonime autorizohet kryesuesi i KGjK-së të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Vendimi hyn në fuqi më 22 tetor”, tha Thaçi.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli Gjyqësor trajtoi dhe miratoi edhe pika të tjera të përfshira në agjendë.

Një prej vendimeve ishte emërimi i Mejreme Memajt si administratore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Ajo do të ketë mandat katërvjeçar, me të drejtë vazhdimi, ndërsa mandati i saj nis më 22 tetor 2026.

Gjithashtu, KGjK-ja shqyrtoi rishikimet e planeve të punës së Gjykatave Themelore në Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë. Në mbledhje u diskutua edhe shpallja e konkursit për administrator të Gjykatës Administrative dhe krijimi i komisionit përgjegjës për rekrutimin e tij.

Mes çështjeve të tjera ishte edhe formimi i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së ish-kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Po ashtu, u autorizua kryesuesi i KGjK-së të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Në këtë mbledhje u emërua edhe Burim Ademi, i deleguar nga Gjykata Supreme, si kryesues i Panelit për Lirim me Kusht dhe anëtar rezervë.

Një propozim tjetër ishte që gjyqtarja Ujvesë Hysenaj, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, t’i rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë për anëtare të Komisionit Vlerësues. Ky komision shqyrton aplikimet e kandidatëve për licencim si ekspertë gjyqësorë.

Anëtarët e Këshillit shqyrtuan gjithashtu rekomandimet e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.

të fundit

PSG-ja përballet me rrezikun e ndëshkimit nga UEFA pas koreografisë kundër Barcelonës

PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2…

1 minute ago

Apeli cakton orë të re për seancën e çështjes së vrasjes së Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit njoftoi se seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e caktuar për 29 tetor…

3 minutes ago

Juventusi planifikon të ardhme të madhe për Arman Durimishin, Shqipëria shpreson te talenti shqiptar

Arman DurmishiVetëm 18 vjeç, por Arman Durimishi po bind gjithmonë e më shumë te Juventusi [...]Read More...

5 minutes ago

A po kthehet vëmendja e Uashingtonit te dialogu Kosovë–Serbi dhe a do të shoqërohet me presion të vërtetë ndaj Beogradit për ta njohur Kosovën?

Pas një periudhe të gjatë ngecjeje, dialogu Kosovë–Serbi po rikthehet në vëmendjen e OKB-së dhe të SHBA-së, duke ngritur pritshmëri…

5 minutes ago

Lewandowski veçon Yamal për Topin e Artë, por ngre në piedestal edhe Olisen

Robert Lewandowski ka përzgjedhur ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lamine Yamal, si një nga favoritët për ta fituar ‘Topin e…

7 minutes ago

Humbja 4-1 ndaj Comos vë në rrezik Carrickun, Emery ndër kandidatët për stolin e Man Utd

Unai Emery është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, në rast se klubi…

7 minutes ago