Grupi Parlamentar i Aleancës ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me qëllim finalizimin e procesit të konstituimit brenda orëve të mbetura.
None found
Në një deklaratë për shtyp, shefi i grupit, Besnik Tahiri, njoftoi se kjo nismë është ndërmarrë në bashkërendim me forcat e tjera politike dhe se takimi i propozuar do të niste në orën 22:30.
“Si grup parlamentar, në konsultim edhe me kolegët e tjerë, kemi paraqitur një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, e cila duhet të mblidhet sonte në orën 22:30,” u shpreh Tahiri.
Ai sqaroi se objektivi i deputetëve të zgjedhur dhe të betuar është që t’i drejtohen kryesuesit të seancës konstituive për të rifilluar punimet dhe për t’i quar ato deri në fund.
“Ne, me autoritetin tonë si përfaqësues të zgjedhur e të betuar në Kuvend, do të takohemi për t’i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive që ta thërrasë mbledhjen dhe ta përmbyllim procesin sonte,” theksoi Tahiri.
Kjo kërkesë vjen teksa seanca konstituive është planifikuar zyrtarisht të vijojë të shtunën, duke filluar nga ora 11:00.
Ndonëse ajo mbledhje është në kalendar, afati ligjor për konstituimin e plotë të Kuvendit përfundon pikërisht mesnatën e sotme.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të një gjykate federale…
Me rritjen e temperaturave gjatë verës, gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të kalojnë kohë në natyrë, në male, pyje…
Taulant SeferiPas dy vitesh me Bodrumspor, Taulant Seferi ka ndryshuar ekip dhe ka vendosur të bashkohet me Kayserispor në Ligën…
Vatrat e bisedimeve për krijimin e institucioneve të reja po përballen me refuzimet e para të prera. Për dallim nga…
Qndra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se deri në orën 18:00, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 18…
VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për projektet infrastrukturore dhe punimet në Korridorin 8, duke i cilësuar akuzat e…