Categories: kosovë

Bllokada politike vijon, analistët shohin rrezik për zgjedhje të parakohshme

Përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja kanë hasur në refuzimet e para të qarta. Ndryshe nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndërsa një takim i ngjashëm nuk është zhvilluar as me Aleancën.

Të lidhura

None found

PDK-ja e konfirmoi qëndrimin e saj përmes një letre zyrtare, duke argumentuar se dallimet e thella konceptuale dhe programore e përcaktojnë pozicionimin e saj në opozitë. Kjo parti bëri të ditur se përgjegjësitë opozitare do t’i ushtrojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me moskonstituimin e Kuvendit ka reaguar edhe deputeti Burim Ramadani. Ai shkroi se procesi po mbetet i bllokuar për shkak se Vetëvendosje nuk i ka 61 vota të nevojshme.

Përgjegjësinë për situatën politike, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh, njohësit e zhvillimeve politike ia adresojnë të gjithë spektrit partiak. Adrian Zeqiri e cilësoi këtë gjendje si dëshmi të mungesës së plotë të kulturës politike, duke theksuar se pasojat po i bart populli, i cili ndodhet në bllokadë prej gati dy vitesh.

Qëndrimet e pandryshuara të subjekteve politike, sipas analistëve, lënë shumë pak hapësirë për një marrëveshje të shpejtë rreth postit të presidentit. Ekspertët vlerësojnë se pozicionet e forta të opozitës dhe të partnerëve të mundshëm të koalicionit mund ta fusin Kosovën në një tjetër bllokadë politike të gjatë.

Afrim Kasolli tha se kërkesat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk dallojnë nga ato të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, Aleanca po i ofron Lëvizjes Vetëvendosje vota blanko pa kërkuar asnjë post ministror, ndërsa ai është i bindur se LDK-ja do të paraqesë kërkesa të tilla dhe, njëkohësisht, do të synojë pozita politike në ndarjen e pushtetit.

Kasolli vlerësoi se bëhet fjalë për dinamika shumë më të gjera ndërmjet këtyre dy subjekteve politike, të cilat nuk pritet të kapërcehen lehtë dhe për këtë arsye ofrojnë pak shpresë për zgjidhje.

Nëse partitë vazhdojnë të mos tërhiqen nga pozicionet fillestare, analistët paralajmërojnë se mundësia e vetme që mbetet është një skenar i padëshiruar nga të gjithë: zhvillimi i një cikli tjetër zgjedhjesh të parakohshme.

Mungesa e institucioneve tashmë i ka kushtuar Kosovës dhjetëra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian. Krahas kësaj humbjeje, paralajmërohen pasoja edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

të fundit

Dita e 69-të e protestës, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë

Protesta e përditshme në Tiranë ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të radhazi. Ashtu si në mbrëmjet e…

5 minutes ago

Goditjet ruse me dronë dhe bomba në Ukrainë lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në rajonin e…

23 minutes ago

Rrustemi kërkon marrëveshje për presidentin: Kosovës nuk i duhet spektakël në mesnatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një prononcim për Kosovapres, tha se vendit i duhet stabilitet institucional dhe jo…

24 minutes ago

Kakavijë, kolona e automjeteve shtrihet për 5 km në territorin grek

Mbrëmjen e së premtes, personat që udhëtojnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë po përballen me radhë të gjata pritje…

26 minutes ago

Wildfires Across the Country, Defense Ministry: Nine Hotspots Under Monitoring, Residential Areas Out of Danger

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë ditës së sotme…

28 minutes ago

Three People Injured in Knife Attack in Tanvald, Czech Republic; Suspect Arrested

Një burrë goditi me thikë dy burra dhe një grua në qytetin Tanvald, në Republikën Çeke veriperëndimore. [...] Read More...…

28 minutes ago