Categories: maqedoni

QMK: Nga 18 zjarre të evidentuara deri në orën 18:00, katër mbeten aktive dhe dy janë vënë nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 18:00, në mbarë territorin e shtetit janë evidentuar 18 zjarre në ambiente të hapura. Katër prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, dy janë vënë nën kontroll, kurse 12 janë shuar.

Të lidhura

None found

Zjarret aktive janë regjistruar në fshatin Gneotinë, në lokalitetin Ergela të Komunës së Novacit, ku flakët kanë përfshirë vegjetacion të ulët; në fshatrat Ropotovë dhe Belo Pole të Komunës së Dollnenit, ku digjen hamullore; në dalje të fshatit Saçevë, në drejtim të fshatit Murtinë të Komunës së Strumicës, ku janë përfshirë hamullore dhe vegjetacion i ulët; si dhe në fshatin Sllatinë, te vendi i quajtur Ura e Sllatinës në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen shkurre dhe vegjetacion i ulët.

Nën kontroll janë vënë vatrat e zjarrit në deponinë e Dellçevës dhe në fshatin Greshnicë, te lokaliteti Lagjja e Stojanovës në Komunën e Makedonski Brodit. Në Greshnicë, zjarri ka përfshirë vegjetacion të ulët, pyll të degraduar dhe shkurre.

Zjarret e shuara janë ato ndërmjet fshatrave Konjare e Epërme dhe e Poshtme në Komunën e Petrovecit, ku digjej vegjetacion i ulët; në Momin Potok të Komunës së Karposhit, ku ishin përfshirë vegjetacion i ulët dhe shkurre; në fshatin Luboten të Komunës së Butelit, ku digjeshin mbeturina; dhe në fshatin Patallisht, ku flakët kishin kapluar vegjetacion të ulët dhe pyll të ulët.

Gjithashtu janë shuar zjarret në Kejin e Vardarit, ku digjeshin mbeturina, dhe ndërmjet fshatrave Çajle dhe Forinë, ku ishte përfshirë vegjetacion i ulët, në Komunën e Gostivarit; në fshatin Selcë të Komunës së Tetovës, ku digjeshin mbeturina; në deponinë e fshatit Dobroshincë në Komunën e Vasilevës; në hamulloret e fshatit Cërvicë në Komunën e Kërçovës; në fshatin Mogillë, pranë lumit, ku digjeshin vegjetacion i ulët dhe mbeturina, në Komunën e Mogillës; si dhe te vendi i quajtur Varrezat Gjermane në Komunën e Prilepit, ku ishte përfshirë vegjetacion i ulët.

të fundit

Asllani synon fitoren ndaj Irlandës, ndonëse Kosovës i mjafton barazimi

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në konferencën për media para ndeshjes me Irlandën, ka thënë se synimi i “Dardanëve” është…

2 minutes ago

Nëna e Ronaldos pas humbjes së Portugalisë: Më vjen mirë, djalin tim e mashtruan

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të bujshme pas humbjes së Portugalisë ndaj Danimarkës në Braga,…

2 minutes ago

Elderly man seriously injured after allegedly being hit by a car in Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë…

4 minutes ago

NATO summit will not be held in Tirana in 2027, Rutte says alliance meets when necessary

NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…

5 minutes ago

Ahmeti: Electricity trade ban with Serbian companies should have been imposed much earlier

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës…

5 minutes ago

Kosovo-Austria: Hoti gives details of social security agreement

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime…

5 minutes ago