Prej disa vitesh, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka lënë Shqipërinë, për tu zhvendosur në Neë York. Më herët, në një intervistë ajo rrëfeu vështirësitë që hasi në një shtet të huaj, ku ishte pa asnjë mbështetje, vetëm me vajzën e saj Anxhelina.
“Kur jam zhvendos në Amerika kam punuar si dado, kam pastruar shtëpia, kam bërë gjithçka për të mbijetuar në një vend tjetër”, u shpreh këngëtarja.
None found
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Oxygen Show” ajo tha se aktualisht punon si agjente shitjesh, së objekteve, tokave. Ndër të tjera ajo tha se po mendon që të hapë agjencinë e saj në SHBA.
Kohë më parë, në një intervistë në emisionin “Top Show”, Albërija tha se rikthimin në Shqipëri, e kishte menduar disa herë, por ishte Anxhelina, ajo që i jepte forcë.
“Shkojmë në Amerikë dhe nuk po gjenim shtëpi sepse gjithçka lidhej me kreditin bankar që ke, unë nuk kisha asgjë. Ishte një agjent shqiptar që na gjeti në shtëpi, e i lutem ta mar shtëpinë, por më thotë se është e pamundur. I hapa ‘Youtubin’, e i thashë se jam artistike. Nuk jemi popull kot. Më lejoi ta merja shtëpinë, me kushtin që duhet ta paguaja për një vit. Qyqa ikën lekët, mendova, tani do rri pa bukë. Është traumë kur ngel pa para, është problem i madh. Kur ke besim në vetvete çan male dhe dete, nuk ka çfarë të ndal. U sistemuan në shtëpi, blem një dyshek me Anxhelinën, edhe e vendosëm në tokë. Mirëpo mbetëm pa para. Ishte Anxhelina, ajo që më tha: ‘Marim qumësht, marim edhe miell dhe bëjm krepa’. Anxhelina, është fëmijë me këmbë në tokë. Ti mos e vrit mendjen, i thashë se do të gjej unë punë. E nisa të këndoj edhe në dasma” –tregoi Albërie Hadërgjonaj.
Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…
Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…
Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…