Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hedhur poshtë pretendimet se kontrata e lidhur me JSC ESM për shitjen e qymyrit përfshin koncesionimin e qymyrit, minierave, aseteve apo resurseve të saj.
None found
Sipas sqarimit të korporatës, marrëveshja ka një objekt të vetëm: shitjen e qymyrit. Çmimi i përcaktuar është 24.4 euro për ton, pa TVSH, ndërsa kontrata zgjat 36 muaj dhe mund të arrijë vlerën deri në 73.2 milionë euro.
“Kontrata nuk përmban asnjë dispozitë për koncesion mbi qymyrin, minierat, asetet apo resurset e KEK-ut. Objekti i saj është i qartë: SHITJA E QYMYRIT”, thuhet në reagimin e KEK-ut.
Korporata ka bërë të ditur se kontrata, së bashku me dosjen e tenderit, është e publikuar në platformën E-Prokurimi të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku mund ta shqyrtojnë dhe verifikojnë të gjithë të interesuarit.
KEK-u sqaron gjithashtu se shitja do të bëhet drejtpërdrejt te përdoruesi përfundimtar, pa përfshirjen e ndërmjetësuesve.
Ndërkohë, korporata nuk ka marrë përsipër eskavimin, transportin dhe veprimtaritë logjistike që lidhen me tërheqjen e qymyrit.
“Kjo e ndan zbatimin e kontratës nga proceset operative të Korporatës dhe siguron që shitja e kësaj sasie qymyri të mos ndikojë në operacionet minerare, furnizimin e termocentraleve me qymyr apo prodhimin vendor të energjisë elektrike”, thuhet më tej në reagim.
KEK-u ka nënvizuar se furnizimi i termocentraleve vazhdon të jetë “prioritet absolut”. Në këtë kuadër, paraqitjen e marrëveshjes si koncesion e ka cilësuar të pabazë dhe të papajtueshme me përmbajtjen reale të dokumentit.
“Transparenca është obligim. Faktet mund të verifikohen. Kontrata është publike. Në kontratë nuk ka koncesion”, përfundon reagimi i Korporatës Energjetike të Kosovës.
Stuhi të forta dhe dy tornado shkaktuan dëme të mëdha gjatë natës në disa pjesë të Gjermanisë, duke lënë pas…
I moshuari Reiz Petritaj, që iu drejtua me bastun kryetarit të Këshillit Bashkiak në Maliq, deklaroi se u revoltua nga…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet me letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte,…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, me bashkëpunëtorë.…
Një skemë me shitjen e hekurit të mbeturinave dyshohet se i ka shkaktuar dëm prej mbi 3.3 milionë denarësh (54.263…