Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kërcënimin publik ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
None found
Dënimi u shqiptua pasi Xhemaili pranoi fajësinë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar të premten dhe shprehu pendesë për veprimin e kryer.
Gjykata e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të lidhur mes të pandehurit, avokatit të tij dhe Prokurorisë.
Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja ishte arritur në mënyrë vullnetare dhe se Xhemaili ishte informuar për pasojat që sillte pranimi i fajësisë. Avokati i tij, Rinor Arifi, deklaroi se mbrojtja pajtohej me marrëveshjen.
Albin Kurti nuk mori pjesë në seancë. Gjyqtari Rrahman Beqiri bëri të ditur se kryeministri në detyrë e kishte pranuar ftesën për të qenë i pranishëm, por nuk kishte dhënë arsye për mungesën.
Aktakuza e lidh rastin me një publikim të bërë nga Xhemaili më 22 tetor 2025 në rrjetin social Facebook, ku ai kishte kanosur Kurtin me synimin për ta frikësuar në cilësinë e kryeministrit të Kosovës. Sipas aktakuzës, kërcënimi përfshinte edhe privimin nga jeta.
Pas pranimit të fajësisë dhe miratimit të marrëveshjes me Prokurorinë, Gjykata vendosi që Kadri Xhemaili të vuajë gjashtë muaj burgim.
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke e cilësuar këtë…
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi Siçilinë në Itali, duke u ndjerë nga Palermo në Katania dhe deri në…
Bylis - PogradeciLIVEBylis 0 – 0 Pogradeci1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Adush Muçaj” [...]Read More...
Borussia Dortmund po prezanton platformën "Fan Mode" në aplikacionin e saj zyrtar, një veçori që shpërblen tifozët që i zhbllokojnë…
Liverpooli thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Dortmund, Felix Nmecha, megjithëse një transferim konkret për lojtarin…
Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të…