Categories: kosovë

Kamberi: Politika serbe ende shpreson në rikthimin e kontrollit mbi Kosovën

Shaip Kamberi, bartës i listës shqiptare në Luginën e Preshevës, ka kritikuar klasën politike të Serbisë, duke vlerësuar se ajo vazhdon të mbajë gjallë shpresa joreale për rikthimin e kontrollit mbi Kosovën.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, Kamberi tha se politika serbe vazhdon të udhëhiqet nga mite mesjetare dhe nga një ëndërr kolonialiste. Sipas tij, në vend që të punojë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, ajo mbetet e lidhur me këto koncepte, transmeton KosovaPress.

“Ëndrra e tyre kolonialiste vazhdon ende, bashkë me shpresën e imagjinuar për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën, pasi sipas tyre e kanë humbur atë. E gjithë kjo shoqërohet me një politikë ku vazhdojnë të dominojnë mitet e mesjetës”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka nënvizuar se deri tani asnjë forcë politike në Serbi nuk ka hartuar një strategji të mirëfilltë për përmirësimin e raporteve me Kosovën dhe shqiptarët.

“Deri më tani, asnjë klasë politike në Serbi nuk ka pasur vizionin e nevojshëm për të menduar në mënyrë strategjike dhe për të krijuar një qasje që fillimisht do të qetësonte marrëdhëniet me Kosovën, do të përmirësonte raportet me shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe do të ndërtonte lidhje më të mira”, është shprehur ai.

Sipas Kamberit, politika serbe vazhdon të jetë e bllokuar nga e kaluara dhe nuk ka arritur të formësojë një qasje që do të ndihmonte në normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

të fundit

Vendosen çadra pas Kryeministrisë për ndihmën e parë ndaj policëve të plagosur

Këtë të hënë janë ngritur disa çadra për ndihmën e parë për punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestave studentore.…

46 seconds ago

Trump-Putin-Xi mund të takohen në Kinë, zëdhënësi i Kremlinit: Çështja u ngrit për samitin e APEC-ut

Kremlini tha sot se presidenti Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping mund të zhvillojnë…

5 minutes ago

MPJ e RMV-së thërret përfaqësuesin bullgar pas deklaratave të Demerxhievit dhe Radukovit

Sot, një përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, i cili vepron si i Ngarkuar me Punë në mungesë të…

6 minutes ago

Komandanti i KFOR-it pritet nga shefi i EULEX-it, bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit

Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori. Sipas…

9 minutes ago

Peshkopi, përplasje gjatë protestës pas ndërhyrjes së policisë ndaj të rinjve

Edhe në Peshkopi u regjistruan këtë të hënë disa incidente, ku efektivët e policisë tentuan të shoqëronin disa të rinj…

14 minutes ago

Protestat në Tiranë, ndalohet një 15-vjeçar për thyerjen e bankomatit

Policia e Tiranës ka publikuar një video dhe një njoftim lidhur me incidentet e regjistruara në kryeqytet gjatë protestave të…

20 minutes ago